Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 58-61
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shembulli i tretë: Sejidi ka thënë për Muauijeh dhe Amr bin el-Asin (radijAllahu anhuma):
“Muauijeh dhe Amri nuk e mundën Aliun sepse ata ishin më të ditur se ai në lidhje me atë që gjendet në shpirtrat e as sepse ata ishin më me përvojë se ai për të vepruar në mënyrë të dobishme në kohën e duhur, por ata fituan sepse ata ishin të lirë të përdorin të gjitha armët, ndërsa ai ishte i lidhur me karakteret e tij për të zgjedhut mjetet e konfliktit
Pastaj Muauijeh dhe kolegu i tij e përdorën gënjeshtrën, mashtrimin, tradhëtinë, hipokrizinë dhe ryshfetin, Aliu nuk ishte në gjendje të bie në këtë humnerë të thellë. Nuk është çudi që ata patën sukses dhe ai dështoi – kjo është me të vërtetë një dështim që është më fisnik se sa të gjitha sukseset.”1
Komenti im për këtë terrorizëm ideologjik, me të cilën Sejidi hapi rrugën për fyerje të ndaluar ndaj sahabëve të dërguarit të Allahut ﷺ dhe pajisi njerëzit injorantë dhe njerëzit me pabesim si kufarët, mëkatarët dhe Rafidat kundërshtues, pra komenti im janë fjalët e Allahut (te ala):
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
“Muhammedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kufarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur në ruku dhe duke rënë në sexhde, duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e besimit të tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë e mbjellë e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë kufarët me anë të tyre.” 2
Në këtë ajet fisnik Allahu (azze ue xhel) i lavdëron sahabët e të dërguarit të Tij ﷺ dhe e bën të qartë se ata që denigrojnë ndonjë prej tyre kanë rënë në sherret e mëkateve .
Ebu Urueh bin ez-Zubejr ka thënë:
“Ishim me Malik bin Enesin, kur u përmend një person i cili kishte nënçmuar një nga sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ, dhe Maliku lexoi:
مُّحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاء عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلًا مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الْإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ
“Muhammedi është i dërguari i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kufarëve dhe të mëshirshëm ndërmjet veti. I sheh ata duke u përkulur në ruku dhe duke rënë në sexhde, duke kërkuar begati nga Allahu dhe kënaqësinë e Tij. Shenja e besimit të tyre është në fytyrat e tyre nga gjurmët e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Teurat, ndërsa shembulli i tyre në Inxhil përshkruhet si një farë e mbjellë e cila lëshon filizin, pastaj e forcon atë dhe ai pastaj qëndron vetë në trungun e vet duke i mahnitur mbjellësit, që Ai t’i tërbojë kufarët me anë të tyre”
Pastaj Maliku tha: “Ai që ka urrejtje ndaj ndonjë nga sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ përfshihet nga ky ajet.” 3
Transmetuar nga Ebu Bekr el-Khatib.
El-Kurtubi (rahimehullah) ka thënë:
“Maliku kishte të drejtë dhe e bëri një interpretim të saktë. Ai që nënçmon ndonjë prej tyre apo e fyen ndonjë prej transmetieve që kanë bërë ata, atëherë kanë refuzuar Allahun, Zotin e krijesave, dhe kanë refuzuar librat e muslimanëve.” 4
El-Kurtubi ka thënë kur ai e mbrojti Ukbeh bin Amirin (radijAllahu anhu) dhe i refuzoi ata që e akuzonin për dobësi:
“Ai që e akuzon atë ose ndonjë sahabi tjetër për gënjeshtër e ka braktisur Kuranin, ka përgënjeshtruar Kuranin dhe ka fyer të dërguarin e Allahut ﷺ. Ai që e akuzon ndonjë prej tyre e ka fyer atë. Pas mosbesimit nuk ka turp dhe dështim që është më i keqë se gënjeshtra.
I dërguari i Allahut ﷺ e mallkoi atë që fyen shokët e tij. Ai që e përgënjeshtron më të voglin prej tyre – dhe asnjëri prej tyre nuk janë të vegjël – përfshihet nga mallkimi i Allahut të cilën e ka dëshmuar i dërguari i Allahut ﷺ dhe e ka përcaktuar në lidhje me secilin që e fyen ose e shpif ndonjë nga shokët e tij.” 5
Ibn-ul-Mubarak (rahimehullah) ka thënë:
“Baza e 72 sekteve është në katër sekte. Nga këto sekte janë lindur 72 sektet: Kaderitë, Murxhiat, Shiitët dhe Khauarixhët.
Ai që i jep prioritet Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe Aliut para sahabëve të tjerë, flet vetëm mirë për sahabët e tjerë dhe lutet për ta, atëherë nuk ka të bëjë asgjë me Shiitët.
Ai që thotë se besimi përbëhet nga fjala dhe vepra, dhe se ai rritet, dhe pakësohet, nuk ka të bëjë asgjë me Murxhiat.
Ai që beson se namazi duhet të falet pas çdo udhëheqësi të devotshëm dhe mëkatar, se xhihadi duhet të kryhet me çdo kalif, se nuk duhet revoltuar ndaj pushtetarit dhe duhet lutur për të mirën e tyre, atëherë ai nuk ka të bëjë asgjë me Khauarixhët.” 6
Me këtë që u tha, ti tani duhet të krahasosh këto tekste dhe fjalë në lidhje me sahabët e të dërguarit të Allahut ﷺ me fyerjet e shëmtuara dhe shpifjet ndaj Muauijeh dhe Amr bin el-Asit (radijAllahu anhuma). Ata janë larg nga këto akuza. Njerëzit e mençur nuk do të kishin pranuar një akuzë të tillë të drejtuar kundër dy njerëzve mëkatarë, e lëre më ndaj sahabëve fisnik të cilët janë të njohur për virtytet dhe mirësitë e tyre të cilat janë ruajtura në librat e biografive.
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili na ka dhënë dashuri për sahabët e profetit ﷺ, që ka mbrojtur zemrat tona që mos të kemi urrejtje ndaj tyre dhe shpëtoi gjuhët tona që të mos i nënçmojnë ata. Ne vërtet shpresojmë që Allahu të na dhurojë atë që profeti ynë ﷺ ka thënë:
“Personi do të jetë me atë që ai e do.” 7
Allahu e mëshiroftë imam el-Kurtubin i cili ka thënë:
“Të gjithë sahabët janë të ndershëm dhe janë besimtarët dhe robërit e zgjedhur të Allahut (te ala), dhe njerëzit më të mirë dhe më të zgjedhur pas profetëve dhe të dërguarve të Tij. Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit.”8.
1 Kutub ue Shakhsijat, fq. 242.
2 48:29.
3 Baghaui në ”Sherh-us-Sunneh” (1/229) dhe përmes zinxhirit të tij, Ebu Nu’ajm në ”Hiljat-ul-Eulijah” (6/327).
4 El-Xhami li Ahkam-il-Kuran (16/195).
5 El-Xhami li Ahkam-il-Kuran (16/196).
6 Tabakat-ul-Hanabilah (2/4) nga Ibn Ebi Ja’la.
7 Bukhari nr 6168) dhe Muslimi nr 2640.
8 El-Xhami li Ahkam-il-Kuran (16/196).