Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

3.Nata e Kadrit dhe caktimi i saj

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nata më e mirë është Lejlet-ul-Kadr (nata e Kadrit) duke u bazuar në fjalët e profetit ﷺ: 

“Kush falet natën e Kadrit, duke besuar dhe llogaritur në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e së kaluarës.”1

Transmeton Bukhari dhe Muslimi dhe të tjerë transmetojnë nga Ebu Hurejra dhe Ahmedi (5/318) nga Ubejd bin Es-Samit, shtesa është e tij dhe gjithashtu e Muslimit nga Ebu Hurejra.

Mendimi më i fortë thotë se ajo është në natën e njëzet e shtatë në Ramazan. Shumica e haditheve e thonë këtë. Njëri prej tyre është hadithi i Zirr bin Hubejshit i cili tha:

“Kam dëgjuar se i thanë Ubej bin Ka’bit: “Abdullah bin Mesudi thotë: “Ai i cili falet natën gjatë tërë do ta qëlloj natën e Kadrit.”

Ubeji -radijAllahu anhu- tha: “Allahu e mëshiroftë atë, ai nuk dëshiroi që njerëzit të mbështeten në adhurimin e një nate. Betohem në Allahun i Cili nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij! Ajo natë është në Ramazan. Betohem në Allahun! Unë e di se cila natë është ajo. Ajo është nata që na urdhëroi neve i dërguari ﷺ që të falemi në të, ajo është nata e agimit e ditës njëzet e shtatë dhe shenja e saj është që të lind dielli në atë mëngjes i bardhë pa rreze në të.”

Në një transmetim tjetër ai ia atribuoi këtë profetit.1


Transmeton Muslimi, Ebu Daudi dhe të tjerë, hadithi është përmendur në Sahih Ebi Daud (1247).

Shpërndaje: