Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
Lutet: “O fytyra e Allahut! O fytyra e Allahut!” Kështu luten. Por ata e lusin cilësinë, e nuk e lusin Allahun. Kujt i luten?
I luten cilësisë. O fytyra e Allahut!
Dhe tjetri thotë: “O mëshira e Allahut!” ose “O butësia e Allahut!”.
Ndërsa t’i lutesh cilësisë është t’i bësh shirk Allahut (tabarak ue te ala).
Ti a po i lutesh cilësisë apo Atij që është i cilësuar me atë cilësi?
A është obligim t’i lutesh cilësisë apo të Cilësuarit?
T’i lutesh të Cilësuarit.
Zoti thotë: ”Më lutuni Mua dhe Unë u përgjigjem!”
Nuk lejohet që t’i lutesh vetë cilësisë, të thuash: “O mëshira e Allahut, o fuqia e Allahut, o mirësia e Allahut, oj dora e Allahut!” Kjo nuk lejohet!
Të thuhet: “O fytyra e Allahut!” Nuk lejohet të thuash: “O fytyra e Allahut.” Kjo është t’i bësh shirk Allahut duke iu lutur cilësisë.