Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ne themi si Xhabiri dhe Enesi

Imam Husejn bin Mesud el-Bagauij (v. 516)

Burimi: Ma’alim-ut-Tenzil (4/226)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (tabarak ue te ala) ka thënë:

لَهُم مَّا يَشَاؤُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌ

Ata aty kanë çka të dëshirojnë dhe te Ne ka edhe më shumë. Surja Kaf 50:35

Ata do t’i kërkojnë Allahut (te ala) nga mirësitë e Tij dhe kur të mbarojnë kërkesat e tyre, Ai do t’u japë atyre gjithçka që ata dëshiruan. Pastaj, Allahu u jep atyre akoma më shumë nga mirësitë e tij të cilat ata nuk i kishin kërkuar dhe për këtë dëshmon pjesa në ajet:

وَلَدَيْنَا مَزِيدٌ

“dhe te Ne ka më shumë.”

D.m.th shtim të mirësive e të kënaqësive të cilat ata kurrë nuk i kishin menduar.

Kanë thënë Xhabiri dhe Enesi: Është shikimi në fytyrën e Allahut Bujar.

Shpërndaje: