Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

61.Neglizhenca e Ibn Xhibrinit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 86-88

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është edhe më pikëlluese dhe për të ardhur keq kur aty u pa emri i një dijetari të madh dhe asketi të devotshëm në komitetin të përmendur; shejkh Abdurr-Rrahman bin Abdilah bin Xhibrin. Është e njohur se ai ishte kapur nga ta për shkak të naivitetit dhe shkujdesjes (besimtari është naiv dhe bujar), por kjo pakujdesi e shoqëroi atë gjithnjë. Prandaj ai tha se librat e Sejid Kutbit sipas të cilave ky komitet dhe të tillët janë edukuar, se janë të ngjashme me librat e shkruara nga dijetarët e më hershëm si Neueuiu dhe Ibn-ul-Xheuzi. Ai neglizhoi të gjitha devijimet e rrezikshme në librat e tij që në mënyrë të qartë mbështesin metodologjinë tekfirije dhe fyerjen e njerëzve të cilët janë lavdëruar nga Zoti i tyre dhe profeti , do të thotë sahabët fisnik dhe elita e njerëzimit, pavarësisht nëse ky ishte qëllimi i Sejid Kutubit apo jo. Sepse ai ka vdekur dhe ne të gjithë do të vdesim.

Kjo neglizhencë e shpiu atë që në mënyrë të egër që t’i sulmojë dijetarët e Medinës duke përfshirë shejkh Rabi bin Hadi el-Madkhalin dhe dijetarët tjerë të zgjedhur1 që së bashku me të e pasojnë metodologjinë e selefëve. Gjithë këtë vetëm për të qenë në gjendje për të mbështur Selman el-Auden dhe Sefer el-Haualin dhe tjerë që kanë të njëjtin mendim dhe ideologji. Në qoftë se unë nuk e kisha dëgjuar këtë me veshët e mi kurrë nuk do të kisha besuar se shejkhu ynë i dashur Abdullah bin Xhibrini mund të bën një gjë të tillë.


1 Si p.sh Shejkh Ali bin Muhammed bin Nasir el-Fakihi, shejkh Salih es-Suhejmi dhe shejkh Muhammed bin Hadi el-Medkhali.

Shpërndaje: