Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ngjashmëria dhe dallimi në mes të Ademit dhe Isait

Imam Uthman bin Said ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 127

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kundërshtarët argumentuan me argumentin e el-Marist, se Allahu nuk e ka prekur Ademin ﷺ me dorën e Tij, duke argumentuar me fjalët e Allahut (te ala):

إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِندَ اللّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِن تُرَابٍ ثِمَّ قَالَ لَهُ كُن فَيَكُونُ

”Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë.” 1

Ai dëshiron të thotë se Allahu e krijoi Ademin ﷺ sikurse Isain ﷺ të cilin Ai nuk e ka krijuar me dorën e Tij.

Ti e ke keqkuptuar dhe po devijon. Isa ﷺ nuk është si Ademi ﷺ në çdo gjë. Ajeti tregon se Allahu e krijoi Isain ﷺ me urdhërin e Tij dhe me fjalën e Tij, pa baba, sikruse Ai e krijoi Ademin ﷺ pa baba. Isa ﷺ ishte gjithashtu i ndryshëm nga Ademi ﷺ në aspekte tjera.

Së pari, Allahu (te ala) e krijoi Ademin ﷺ me duart e Tij.

Së dyti, Ai krijoi Ademin ﷺ nga balta.

Ademi ﷺ nuk ishte një fëmijë i vogël i cili pastaj u rritë.

Ai nuk ka qenë në barkun e një gruaje.

Ai nuk është ushqyer me gji, ose shtrirë në një djep.

Sikurse Isai ﷺ ndryshon nga Ademi ﷺ në këto pika ai ndryshon nga ai po ashtu se Allahu e krijoi Ademin ﷺ me duart e Tij. Sikurse askush nuk i ngjason Allahut, gjithashtu dora e askujt nga krijesat nuk ngjason me dorën e Allahut.

el-Marisi! Ti po interpreton duart e Allahut, më keq se jehudët të cilët thanë:

يَدُ اللّهِ مَغْلُولَةٌ

”Duart e Allahut janë të lidhura!” 2

Pohoni se ato janë të krijuara, kur ju interpretoni ato me begatitë dhe furnizimin e Allahut, të cilat janë të krijuara.


1 3:59

2 5:64

Shpërndaje: