Autor: Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh el-Akidah el-Uasitijeh, fq. 59-60
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Profeti ﷺ ka thënë:
“Vazhdimisht do të hidhen në xhehenem dhe xhehenemi do të thotë:
هَلْ مِن مَّزِيدٍ
”A ka më?”
derisa Allahu e vë kërcirin e Tij, dhe në një transmetim tjetër thuhet këmbën e Tij mbi të dhe xhehenemi do të tërhiqet dhe do të thotë: ”Mjaft, mjaft.”
Ky argument pohon kërcirin dhe këmbën e Allahut në atë mënyrë që i takon Atij. Allahu pra është Gjithëgjuesi dhe Gjithëshikuesi, Ai ka dorë dhe Ai ka këmbë. Të gjitha këto cilësi i përkasin vetëm Atij. Ato nuk u ngjajnë cilësive të krijesave, as dëgjimi i Tij, as shikimi i Tij, as dora e Tij, as këmba e Tij, as qeshja e Tij apo ndonjë cilësi tjetër. Emrat dhe cilësitë e Allahut i përkasin vetëm Atij dhe cilësitë e krijesave u përkasin atyre. Allahu (te ala) ka thënë:
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen dhe Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.” 42:11
وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ
“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 112:4
فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ
”Pra, mos i përshkruani Allahut shembuj!”16:74
Kështu thonë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati për të gjitha cilësitë e Allahut. Ato duhet të pohohen në të njëjtën mënyrë. Xhehmitë, Mutezilitë, Esharitë dhe të tjerët që devijojnë nga cilësitë e Allahut, nuk kanë të njëjtën besim.
Xhehmitë mohojnë të gjitha emrat dhe cilësitë e Allahut.
Mutezilitë mohojnë cilësitë dhe pohojnë emrat duke përjashtuar se ato kanë kuptime.
Esharitë dhe sektet e tjera mohojnë disa cilësi të caktuara ndryshe nga të tjerët.
E vërteta qëndron në pohimin e të gjitha emrave dhe cilësive të Allahut që përmenden në Kuran dhe sunnet. Çdo gjë që është transmetuar në mënyrë autentike nga i dërguari i Allahut ﷺ ka të njëjtin gjykim si Kurani, pra është e detyrueshme t’ia pohosh ato Allahut në mënyrën që i përket Allahut, pa shtrembërim, pa mohim, pa imagjinim apo pa krahasim. Të gjitha duhet të kuptohen sipas fjalëve të Allahut (te ala):
لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ البَصِيرُ
”Asgjë nuk i shëmbëllen Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”42:11
وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ
“Dhe askush nuk është i barabartë (as i krahasueshëm) me Atë!” 112:4
فَلاَ تَضْرِبُواْ لِلّهِ الأَمْثَالَ
”Pra, mos i përshkruani Allahut shembuj!”16:74