Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.O ithtarë të librit, pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit?

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206) 

Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 30-31

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لِمَ تُحَآجُّونَ فِي إِبْرَاهِيمَ وَمَا أُنزِلَتِ التَّورَاةُ وَالإنجِيلُ إِلاَّ مِن بَعْدِهِ أَفَلاَ تَعْقِلُونَ هَاأَنتُمْ هَؤُلاء حَاجَجْتُمْ فِيمَا لَكُم بِهِ عِلمٌ فَلِمَ تُحَآجُّونَ فِيمَا لَيْسَ لَكُم بِهِ عِلْمٌ وَاللّهُ يَعْلَمُ وَأَنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ مَا كَانَ إِبْرَاهِيمُ يَهُودِيًّا وَلاَ نَصْرَانِيًّا وَلَكِن كَانَ حَنِيفًا مُّسْلِمًا وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

”O ithtarë të librave të parë! (jehudi e  nasara): përse grindeni për Ibrahimin ndërkohë që Teurati dhe Inxhili nuk ishin shpallur deri vonë pas tij!? A nuk e kuptoni, pra (gënjeshtrën tuaj)? Vërtet, ju jeni ata të cilët keni bërë fjalë për çfarë ju keni dije. Pse atëherë haheni për çështje për të cilën ju nuk keni asnjë dijeni? Është Allahu i Cili di, ndërsa ju nuk dini gjë. Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi, e as nasrani, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.” 1

وَمَن يَرْغَبُ عَن مِّلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلاَّ مَن سَفِهَ نَفْسَهُ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا وَإِنَّهُ فِي الآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ

”Dhe kush i kthen shpinën fesë së Ibrahimit, përveç atij i cili e mashtron dhe e poshtëron shpirtin e vet? Vërtet që Ne e zgjodhëm Ibrahimin në këtë botë dhe po kështu edhe në botën e pastajme ai do të jetë në radhët e të drejtëve.” 2

Hadithet lidhur me Khauarixhët tashmë janë përmendur. Është transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:

“Farefisi i filanit dhe i filanit nuk janë të dashurit e mi. Të dashurit e mi janë vetëm të devotshmit.” 3

Po ashtu është transmetuar në të vërtetë përmes Enesit se i dërguari i Allahut ﷺ mësoi se një nga sahabët ka thënë:

“Nuk do të ha mish.” Një tjetër tha: “Unë vetëm do të falem dhe nuk do të fle.” I treti tha: “Unë nuk do të martohem.” I katërti tha: “Unë vetëm do të agjërojë.” Kur e ka dëgjuar këtë i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Unë falem natën dhe fle, agjërojë dhe ha, martohem dhe ha mish. Ai që ia kthen shpinën sunnetit tim, ai nuk është prej meje.” 4

Vështro se sa ashpër profeti ﷺ i ka qortuar disa sahabë të cilët dëshironin të jetojnë si asketë për ta adhuruar Allahun dhe tha se veprimi i tyre ia kthen shpinën sunnetit. Çfarë mendoni se vlen për të gjitha bidatet e tjera? Atëherë çfarë mendoni se vlen për të tjerët pos sahabëve?


1 Al-Imran 3:65-67.

2 El-Bekare 2:130.

3 Bukhari (5990) dhe Muslimi (215).

4 Bukhari (5063) dhe Muslimi (1401).

Shpërndaje: