Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parimet e shpikura në lidhje me cilësitë e Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (6 A)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Mohuesit e cilësive të Allahut nuk i pohojnë cilësitë e pohuara të Allahut (subhanehu ue te ala) (ثبوتية). Ata pohojnë vetëm cilësitë e mohuara (سلبية), ato plotësuese (إضافية) dhe të përbëra nga dy të parat (مركبة).

Përgjigje: Këta bidatçinj besojnë se Allahu nuk ka cilësi të pohuara dhe se cilësitë e Tij janë vetëm cilësi plotësuese, të mohuara, apo të përbëra nga këto dyja.

Shembuj të cilësive plotësuese është emri Krijuesi. Kjo, sipas tyre, nuk do të thotë se Ai ka cilësinë e krijimit; por kjo do të thotë se Ai ka krijesa. Ai përshkruhet nga ta me cilësinë e krijimit vetëm si plotësim.

Lidhur me cilësitë e mohuara, ata thonë se nuk pranojnë asnjë cilësi të pohuar. Ata nuk e pohojnë diturinë si cilësi të Allahut, por thonë se Ai nuk është i paditur. Ata nuk pohojnë se Allahu dëgjon, por thonë se Ai nuk është i shurdhër dhe kështu me radhë. Ata shndërrojnë cilësitë e pohuara në cilësi të mohuara.

Kjo është domethënia se ata vetëm pohojnë cilësitë plotësuese, të mohuara dhe ato të përbëra nga këto dyja së bashku, që do të thotë edhe ato të mohuara edhe ato të pohuara.

Pyetje: (audio e pa qartë).

Përgjigje: Ato që janë të mohuara dhe plotësuese së bashku, ata thonë psh: Allahu është krijues, d.m.th nuk është i paaftë të krijoj, Ai është Krijues d.m.th Ai ka krijesa Në këtë mënyrë ata vëjnë cilësinë e mohuar dhe plotësuese.

Shpërndaje: