Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Burimi: Kitab-ul-Arsh (2/154-156)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Abu Abdirr-Rrahman Abdullah bin Ahmed bin Hanbel transmetoi në librin e tij “Kitab-us-Sunneh uer-Rad alal-Xhehmijeh” nga babai i tij, nga Abdurr-Rrahman bin Mehdi, nga Sufjan eth-Theuri, nga Ebu Is’hak es-Sabi’i, nga Abdullah bin Khalifah nga Umeri (radijAllahu anhum) me shprehjen:
“Kur Zoti ulet në karrige ajo tingëllon si një shalë e re.”
Ai e transmetoi këtë edhe nga babai i tij: Uekië na tregoi hadithin e Isra’ilit nga Ebu Is’haku, nga Abdullah ibn Khalifah, nga Umeri, i cili tha:
“Kur Zoti ulet në karrige …”
Një burrë (të cilin i ati im e përmendi me emër) i cili ishte ulur tek Uaki, u rrënqeth. Uaki u zemërua dhe tha:
“Ne ishim të pranishëm kur el-A’mashi dhe Sufjani i transmetuan këto hadithe pa i mouar ato.”
Hadithi është autentik sipas disa muhadithunëve. Hafidh Dhija-ud-Din el-Makdisi e transmetoi atë në librin e tij “es-Sahih”. Ai plotëson kushtet e Ibn Hibanit, kështu që unë nuk e di nëse ai e ka transmetuar atë apo jo. Ai beson se në qoftë se një Hafidh i bësueshëm e ritransmeton nga një burrë i cili nuk është i njohur së është kritikuar, atëherë zinxhiri është autentik.
Nëse këta imamë si Ebu Is’haku es-Sabi’i, eth-Theuri, el-A’mash, Isra’il, Abdurr-Rrahman bin Mahdi, Ebu Ahmed ez-Zubejri, Uaki, Ahmed bin Hanbeli dhe shumë të tjerë që janë drita udhëzues dhe dritat e rrugëve, e pranuan këtë hadith, e ritransmetuan atë, nuk e mohuan atë dhe nuk e kritikuan zinxhirin e tij, atëherë kush jemi në që ta mohojmë atë dhe të shtiremi si të mençur në lidhje me të? Ne besojmë në të dhe ia lëmë dijen në lidhje me të Allahut (azze ue xhel). Imam Ahmedi tha:
“Ne nuk mohojmë asnjë nga cilësitë e Zotit tonë vetëm për shkak se ato fyen nga fyes ose se ato refuzohen nga veshët.”
Shikoni se si Uaki bin el-Xherrah (i cili e pasoi Sufjan eth-Theurin në dituri dhe virtyte) e qortoi dhe u zemërua me burrin i cili kishte qëndrim të tillë ndaj hadithit.