Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përsosmëria e fesë dhe rreziqet e bidateve

Imam Muhammed bin Salih bin  Uthejmin (v. 1421)

Përsosmëria e fesë dhe rreziqet e bidateve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ne e bëjmë hamd Atë dhe kërkojmë ndihmë dhe falje prej Tij. Ne kërkojmë mbrojtje tek Allahu kundër të këqijave të shpirtrave tanë dhe të këqijave të veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta devijoi dhe atë që Allahu e devijon, askush nuk mund ta udhëzojë.

Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me  të drejtë askush përveç Allahut, Ai nuk ka ortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij. Allahu (te ala) e dërgoi atë me udhëzimin dhe me fe të vërtetë. Ai e kumtoi shpalljen, përmbushi përgjegjësin, e këshilloi umetin dhe luftoi për Allahun ashtu sikurse duhet derisa vdiq. Ai e la pas tij umetin e tij në një rrugë të qartë; nata e saj është si dita e saj dhe vetëm i shkatërruari devijon nga ajo. Në të ai sqaroi çdo gjë që umetit i nevojitet. Ebu Dherri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Profeti ﷺ nuk la madje edhe një shpend që rrah krahët e tij në ajër pa na mësuar diçka në lidhje me të.”

Idhujtarët i thanë Selman el-Farisit (radijAllahu anhu):

“Profeti juaj ju ka mësuar edhe edukatën dhe normat kur e kryeni nevojën.” Selmani i tha: “Kjo është e vërtetë. Ai na ka ndaluar që të kthehemi kah kibla gjatë urinimit dhe jashtëqitjes, të mos pastrohemi me më pak se tre gurë, të mos e përdorim dorën e djathtë dhe të mos përdorim bajgat dhe kockat.”

Në Kuranin madhështorë ti e sheh me të vërtetë se si Allahu (te ala) ka sqaruar çështjet e besimit dhe ato të dispozitave ligjore. Ai i ka qartësuar të gjitha llojet e teuhidit dhe madje edhe edukatën e qëndrimit në ndeja si dhe kërkimin e lejes. Allahu (te ala) ka thënë:

َا أَيُهَا الَذِينَ آمَنُوا إِذَا قِيلَ لَكُمْ تَفَسَحُوا فِي الْمجالِسِ فَافْسَحُوا يَفْسَحِ اللَهُ لَكُمْ وَإِذَا قِيلَ انشُزُوا فَانشُزُوا

“O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se Allahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni  (shpërndahuni)! Atëherë ju ngrihuni.” 58:11

يَا أَيُهَا الَذِينَ آمَنُوا لَا تَدْخُلُوا بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَى تَسْتَأْنِسُوا وَتُسَلِمُوا عَلَى أَهْلِهَا ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَكُمْ لَعَلَكُمْ تَذَكَرُونَ فَإِن لَمْ تَجدُوا فِيهَا أَحَدًا فَلَا تَدْخُلُوهَا حَتَى يُؤْذَنَ لَكُمْ وَإِن قِيلَ لَكُمُ ارْجِعُوا فَارْجِعُوا هُوَ أَزْكَى لَكُمْ وَاللَهُ بِما تَعْمَلُونَ عَلِيم

“O ju që besuat, mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa përshëndetur njerëzit e saj. Kjo është më mirë për ju në mënyrë që të merrni mësim. Po nëse nuk gjeni aty asnjë atëherë mos hyni në to derisa t’u jepet leje, e nëse u thuhet kthehuni, ju pra kthehuni. Kjo është më e ndershme për ju. Allahu di çdo gjë që veproni ju.” 24:27-28

Edhe mënyra e veshjes përmendet.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَالْقَوَاعِدُ مِنَ النِسَاء اللَاتِي لَ يَرْجُونَ نِكَاحًا فَلَيْسَ عَلَيْهِنَ جُنَاحٌ أَن يَضَعْنَ ثِيَابَهُنَ غَيْرَ مُتَبَرِجَاتٍ بِزِينَةٍ وَأَن يَسْتَعْفِفْنَ خَيْرٌ لَهُنَ وَاللَهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“E gratë e moshuara të cilat nuk shpresojnë martesë më, për to nuk është mëkat ta heqin petkun mbulues të tyre por duke mos qenë zbuluese të bukurive, megjithëqë më së miri është për to të jenë të përmbajtura. Allahu është Dëgjues dhe i Gjithëditur.” 24:60

يا أَيُهَا النَبِيُ قُل لِأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمؤْمِنِينَ يُدْنِيَن عَلَيْهِنَ مِن جَلَبِيبِهِنَ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَهُ غَفُورًا رَحِيمًا

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” 33:59

وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِيَ مِن زِينَتِهِنَ

“Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre.” 24:31

وَلَيْسَ الْبِرُ بِأَنْ تَأْتُوْاْ الْبُيُوتَ مِن ظُهُورِهَا وَلَكِنَ الْبِرَ مَنِ اتَقَى وَأْتُواْ الْبُيُوتَ مِنْ أَبْوَابِهَا وَاتَقُواْ الَّ

“Nuk është e tërë mirësia të hyni nga mbrapa në shtëpitë por është mirësia kush ruhet (nga të këqijat). Në shtëpitë hyni kah dyert e tyre dhe kini frikë Allahun që ashtu të gjeni shpëtim.” 2:189

Ka shumë ajete të tjera që e bëjnë të qartë se kjo fe është gjithëpërfshirëse dhe e përkryer. Ajo nuk ka nevojë për shtesa dhe nuk lejon asnjë mangësim. Kështu thotë Allahu (te ala), kur Ai e përshkroi Kuranin:

وَنَزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِ شَيْء

“Dh ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.” 16:89

Nuk ka asgjë që njerëzit kanë nevojë në këtë jetë dhe në të ardhmen vetëm se Allahu (te ala) e ka sqaruar atë në librin e Tij në një mënyrë apo në një tjetër; qartë, direkt ose indirekt.

O vëllezër! Allahu (te ala) ka thënë:

 مَا فَرَطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ

“Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga libri.” 6:38

Disa thonë se Libri i referohet Kuranit. Por e sakta është Libri është për qëllim pllaka e ruajtur. Allahu (te ala) e përshkroi Kuranin në formë më të plotë se sa në formën mohuese, kur Ai tha:

وَنَزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِ شَيْءٍ

”Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.”

مَا فَرَطْنَا فِي الكِتَابِ مِن شَيْءٍ

“Asgjë nuk kemi lënë pas dore në libër.”

Ndoshta dikush pyet se ku Kurani përmend pesë namazet dhe numrin e rekateve të tyre? Si është e mundur që Kurani të mos i përmend të gjitha rekatet e namazeve ndërsa Allahu thotë:

وَنَزَلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِكُلِ شَيْءٍ

“Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.”

Përgjigja për këtë është se Allahu (te ala) në Kuran na obligon që t’i referohemi të dërguarit ﷺ:

مَنْ يُطِعِ الرَسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ الّلهَ وَمَن تَوَلَى فَمَا أَرْسَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا

“Kush i bindet profetit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.” 4:80

وَمَا آتَاكُمُ الرَسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَقُوا اللَهَ إِنَ اللَهَ شَدِيدُ الْعِقَاب

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut sepse Allahu dënon vërtet ashpër.” El-Hashr, 59:7

Çdo gjë që sunneti e sqaron, Kurani na udhëzon në të. Sepse sunneti është një prej dy shpalljeve që Allahu i ka shpallur dhe ia ka mësuar të dërguarit të Tij ﷺ. Allahu (te ala) ka thënë:

وَأَنزَلَ الُّ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحكْمَةَ وَعَلَمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ وَكَانَ فَضْلُ الِّ عَلَيْكَ عَظِيمًا

“Allahu të ka zbritur ty librin dhe urtësinë (sunnetin), të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe” 4:113

Në bazë të kësaj, çdo gjë që gjendet në sunnetit gjendet edhe në librin e Allahut (azze ue xhel).

O vëllezër! Pasi ta dini këtë, a është e mundur që profeti ﷺ të ketë vdekur dhe të ketë lënë pas tij diçka që e afron personin më afër Allahut e që ai nuk e ka sqaruar? Asnjëherë. Profeti ﷺ e sqaroi tërë fenë me fjalë ose  me vepra, ose me miratime të veprave të të tjerëve. Ai e bëri këtë vetvetiu ose e bënte si përgjigje kur ai pyetej për gjëra. Ndonjëherë Allahu e dërgonte ndonjë beduin nga shkretëtira e largët tek i dërguari i Allahut ﷺ për t’i shtruar atij pyetje rreth çështjeve të fesë, të cilën sahabët nuk e kishin bërë. Ata gëzoheshin kur ndonjë beduin vinte dhe i shtronte profetit ﷺ disa pyetje.

Ajo që gjithashtu e dëshmon këtë është se profeti ﷺ nuk ka la diçka që njerëzit kanë nevojë në lidhje me adhurimin, sjelljet dhe mënyrën e jetesës veçse ai e bëri të qartë atë. Kjo dëshmohet nga fjalët e Allahut (te ala):

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْممْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الِسْلَمَ دِينًا

“Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe.” 5:3

O musliman! Pasi ta kuptosh këtë, ti duhet ta dish se çdokush që shpikë një gjë në fenë e Allahut edhe pse me qëllim të mirë, ai e fyen fenë me faktin se bidati është një devijim, por ai edhe i përgënjeshtron fjalët e Allahut (te ala):

الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ

“Sot përsosa për ju fenë tuaj.”

Bidatçiu që shpikë një dispozitë në fenë e Allahut (te ala) thotë në mënyrë indirekte se feja është e paplotësuar dhe ajo ka nevojë për dispozitën që ai e ka shpikur për t’iu afruar Allahut (azze ue xhel).

Është e çuditshme se si një njeri mund të shpik diçka që ka të bëjë me qenien e Allahut (azze ue xhel), me emrat dhe cilësitë e Tij dhe thotë se ai po e vepron këtë për ta lartësuar Zotin e tij, po ia mohon mangësitë Atij dhe pohon se po i nënshtrohet fjalës së Allahut (te ala):

فَلَا تَجعَلُواْ لّلهِ أَندَادا

 “Pra mos i përshkruani Allahut ortak.” 2:22

Ti habitesh me personin që shpikë bidate që kanë të bëjnë me qenien e Allahut dhe që nuk praktikoheshin nga selefët ose imamët e fesë, dhe thotë se ai po bën këtë për t’ia mohuar mangësitë Allahut, po e madhëron Atë dhe po i nënshtrohet fjalës së Allahut (te ala):

فَلَاا تَجعَلُواْ لّلهِ أَندَادا

“Pra mos i përshkruani Allahut ortak.” 2:22

Përveç kësaj ai thotë se ai që mendon ndryshe po e krahason dhe përngjason Allahun me krijesat, dhe thotë akuza të tjera shëmtuara.

Çuditesh edhe nga njerëzit që shpikin bidate në lidhje me të dërguarin e Allahut ﷺ dhe pohojnë se ata janë që e duan dhe e nderojnë të dërguarin e Allahut ﷺ. Pos kësaj thonë se ata të cilët nuk pajtohen me bidatin e tyre e urrejnë të dërguarin e Allahut ﷺ dhe akuza të tjera të shëmtuara.

Gjëja e çuditshme është se këta njerëz thonë se ata e nderojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ ndërsa ata shpikin dhe veprojnë gjëra para se Allahu dhe i dërguarit të Tij t’i ketë urdhëruar.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَيُهَا الَذِينَ آمَنُوا لَا تُقَدِمُوا بَيْن يَدَيِ اللَهِ وَرَسُولِهِ وَاتَقُوا اللَهَ إِنَ اللَهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

“O besimtarë, mos bëni asgjë para (se të orientoheni në udhëzimet e) Zotit dhe të dërguarit të Tij, kini frikë Allahun se me të vërtetë Allahu është Dëgjuesi dhe i Gjithëdituri.” 49:1

O vëllezër! Unë do t’ju pyes në emër të Allahut (azze ue xhel) dhe kërkoj që ju të përgjigjeni me ndërgjegjen e juaj dhe jo me emocionet tuaja, në bazë të fesë tuaj dhe jo në bazë të imitimit të verbër. Çfarë thoni në lidhje me ata që shpikin në fenë e Allahut qoftë nëse ka të bëjë me qenien e Allahut, emrat dhe cilësitë e Tij apo nëse ka të bëjë me të dërguarin dhe pastaj thonë se ata e nderojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ?! A këta janë më meritorë që ta madhërojnë Allahun apo ata njerëz të cilët nuk devijojnë as sa një grimcë nga sheriati i Allahut të cilët thonë në lidhje me atë që ka ardhur në sheriat “Besuam në atë që na ka njoftuar ai”, “dëgjuam dhe u bindëm në atë që na ka urdhëruar dhe ndaluar ai”. Ndërsa në lidhje me gjërat që nuk i ka sjellë sheriati thonë u ndalëm me kaq, nuk na takon që të veprojmë gjëra që nuk jemi udhëzuar nga Allahu dhe i dërguari, nuk na takon ne që të themi në fenë e Allahun një gjë që nuk është prej saj! Cili grup është më meritor që ta dojë dhe nderojë Allahun dhe të dërguarin e Tij? S’ka dyshim se këta të fundit janë ata që e nderojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe vërtetë tregojnë se ata e duan Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ, e jo bidatçitë.

Është e habitshme që këta njerëz i dinë fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ:

“Unë ua tërheq vërejtjen ndaj risive sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim shpie në zjarr.”

dhe se kjo përfshinë të gjitha bidatet. Ai ishte njeriu më elokuent dhe më dashamirës. Ai fliste vetëm atë që ai kishte për qëllim. Profeti ﷺ e dinte se çka thoshte kur tha:

“…dhe çdo bidat është devijim…”

Ai e dinte se çka do të thonë fjalët e tij. Ai tha kështu për shkak se ia donte umetit të mirën. Në fjalët e tij përsosen tri gjëra:

1 – Dashamirësia dhe qëllimi i përsosur.

2 – Elokuenca dhe retorika e përsosur.

3 – Dituria dhe urtësia e përsosur.

Kjo dëshmon që fjala duhet të kuptohet fjalë për fjalë në kuptimin që ajo ka për qëllim. Atëherë pasi kuptohet kjo është e mundur për të ndarë bidatet në tre ose pesë lloje? Kjo sigurisht nuk është aspak e saktë.

Që disa dijetarë pohojnë se ka bidate të mira kjo bie në njërën prej këtyre dyjave:

1 – Që ajo gë nuk është bidat fare por ai mendon se është bidat.

2 – Që ajo gjë të jetë bidat, gjë e keqe por ai nuk e kupton të keqen e tij.

Të gjithë ata që pohojnë se ka bidate të mira refuzohen në këtë mënyrë. Sipas kësaj pasuesit e bidatit nuk kanë mundësi të bëjnë bidatet e tyre si të mira, përderisa ne e mbajmë shpatën e mprehtë të dërguarit të Allahut ﷺ:

“Çdo bidat është devijim.”

Kjo shpatë e mprehtë është farkëtuar nga profecia dhe shpallja, jo nga mendimet kontradiktore. Profeti ﷺ e ka formuar atë në një mënyrë të plotë, në mënyrë që çdokush që pretendon se ka bidate të mira të mos mund të përballet me personin që mban shpatën e mprehtë sepse i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çdo bidat është devijim.”

E ndjej se ju doni të pyesni: se si mund të shpjegojë fjalët e Umer bin el-Khatabit (radijAllahu anhu) pasi që e kishte urdhëruar Ubej bin Ka’bin dhe Temim ed-Darin (radijAllahu anhume) që t’i udhëheqin njerëzit në namaz në Ramazan dhe tha:

“Sa bidat i mirë është ky veprim, ajo që po bëjnë është më e mirë se ajo që humbasin duke fjetur. Koha në të cilën po flenë është më e mirë se pjesa në të cilën po falen.”

Kjo shpjegohet në dy aspekte:

1 – Nuk është e lejuar për askënd që të kundërshtojë fjalët e të dërguarit ﷺ me fjalën e askujt tjetër, as me fjalët e Ebu Bekrit i cili ishte më i miri i umetit pas profetit, as me fjalët e Umerit i cili ishte i dyti i umetit pas profetit, as me fjalët e Uthmanit i cili ishte i treti i umetit pas profetit, as me të Aliut i cili ishte i katërti pas profetit apo me fjalën e ndonjë personi tjetër.

Allahu (te ala) ka thënë:

فَلْيَحْذَرِ الَذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَن تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ

“Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” 24:63

Imam Ahmedi ka thënë:

“A e dini se çka do të thotë fitne? Fitneja është shirku. Ndoshta ai që mohon ndonjë prej fjalëve të profetit ﷺ goditet nga një devijim në zemër dhe si rezultat shkatërrohet.”

 Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) ka thënë:

“Gati sa nuk bien gurë mbi ju; Unë them se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë ndërsa ju thoni se Ebu Bekri dhe Umeri kanë thënë.”

2 – Ne jemi të bindur se udhëheqësi i besimtarëve Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) i përkiste njerëzve që më së shumti e nderonte fjalën e Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Ai ishte i njohur se u përmbahej kufijve të Allahut (te ala) dhe është përshkruar se si u përmbahej fjalës së Allahut (te ala). Historia në lidhje me gruan që e kundërshtoi –nëse është e vërtetë kjo ngjarje-  lidhur me kufizimin e sasisë së mehrit. Ajo e refuzoi atë me fjalët e Allahut (te ala):

وَآتَيْتُمْ إِحْدَاهُنَ قِنطَار

“Edhe nëse ndonjërës prej tyre i keni dhënë dhuratat më të shtrenjta si mehër.” 4:20

Atëherë Umeri braktisi kufizimin e dhuratës (mehrit) së martesës. Megjithatë, vërtetësia e  tregimit mund të diskutohet. Çështja është se Umeri u përmbahej kufijve të Allahut (te ala) dhe nuk i shkelte ato. Prandaj nuk i përket Umerit që të kundërshtojë zotëriun e njerëzve Muhammedin ﷺ dhe të lavdëroj një bidat për të cilin i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çdo bidat është devijim.”

Me fjalë të tjera bidati për të cilën foli Umeri duhet të dallojë nga bidati të cilit iu referua profeti ﷺ kur tha:

“Çdo bidat është devijim.”

Umeri (radijAllahu anhu) kishte për qëllim njerëzit që ishin bashkuar pas një imami pasi ishin të ndarë. Vetë veprimi në vetvete ishte vepruar nga i dërguari i Allahut ﷺ. Bukhari dhe Muslimi transmetuan nga Aishah (radijAllahu anhu) se profeti ﷺ u falë së bashku me njerëzit në tri netët e para. Në natën e katërt ai nuk shkoi në xhami. Mëngjesin tjetër ai tha:

“Unë e pashë atë që keni bërë mbrëmë. E vetmja gjë që më ka pengoi të dalë tek ju ishte se kisha frikë se namazi (i teravive) do të bëhej obligim për ju.”

Namazi me xhemat në Ramazan i përket sunnetit të dërguarit ﷺ. Umeri e quajti veprimin “bidat”, nga aspekti se njerëzit ishin ndarë në grupe të ndryshme pasi që profeti ﷺ e la faljen e tij me xhemat. Atëherë udhëheqësi i besimtarëve Umer ibn el-Khatabi (radijAllahu anhu) dëshiroi që të gjithë njerëzit duhet të falen pas një imami të vetëm. Pra ishte qëllimi i tij një bidat në aspektin e ndarjes së njerëzve dhe jo një bidat i përgjithshëm e jo bidat që ishte shpikur nga Umeri (radijAllahu anhu) sepse ky sunnet ekzistonte në kohën e të dërguarit ﷺ. Veprimi pra është një sunnet që nuk praktikohej që nga ditët e të dërguarit ﷺ. Së pari në kohën e Umerit (radijAllahu anhu) ai u kthye. Prandaj pasuesit e bidatit nuk mund të përdorin fjalën e Umerit si dëshmi për t’i konsideruar bidatet e tyre si të mira.

Ndoshta dikush thotë se ka bidate që muslimanët i kanë pranuar dhe praktikuar. Këto bidate nuk ekzistonin në kohën e profetit ﷺ. Disa prej tyre janë shkollat dhe shkrimi i librave. Këto bidate muslimanët i kanë konsideruar të mira dhe i kanë praktikuar dhe i kanë konsideruar si veprat më të mira. Si mund të bashkojmë konceptet e këtyre veprave për të cilat ka konsensus me fjalët e profetit ﷺ:

“Çdo bidat është devijim”?

Përgjigja është se këto vepra nuk janë bidate në realitet; ato janë mjete për vepra ligjësuara. Mjetet ndryshojnë sipas kohës dhe vendit. Është një parim që thotë se mjetet e kanë të njëjtin gjykim si qëllimet nëse vepra është e ligjësuar atëherë edhe mjeti i cili shpie tek ajo është i ligjësuar, dhe nëse vepra nuk është e ligjësuar edhe mjeti nuk i ligjësuar. Ajo që shpie në ndalesë është gjithashtu e ndaluar. Madje edhe e lejuara që të shpie në të keqen është e keqe dhe e ndaluar.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

وَلاَ تَسُبُواْ الَذِينَ يَدْعُونَ مِن دُونِ الِّ فَيَسُبُواْ الَّ عَدْوًا بِغَيْرِ عِلْم

“Ju mos ua fyeni ata (zota) që u luten idhujtarët, pos Allahut, e si hakmarrje të fyejnë Allahun nga armiqësia duke mos ditur (për madhërinë e Tij).” 6:108

Nuk është gabim që të fyhen zotat e idhujtarëve; kjo është plotësisht e saktë dhe e justifikuar. Megjithatë, është padrejtësi e pajustifikuar që Allahu të fyhet. Fakti se fyerja e zotave të idhujtarëve shkakton që Allahu të fyhet, prandaj ndalohet fyerja e tyre. Po e përmendi këtë për të treguar se mjeti ka të njëjtin gjykim si qëllimi. Prandaj edhe nëse shkollat, ndarja e shkencave dhe shkrimi i librave janë bidat që nuk ishte prezent në kohën e të dërguarit, prapë ato nuk janë objektiv dhe qëllim por janë mjet që gjykohen sipas qëllimit. Pra nëse dikush hap një shkollë për të mësuar për gjëra të ndaluara atëherë ndërtimi i shkollës është i ndaluar, e nëse e bën atë për të mësuar për fenë atëherë ndërtimi është i ligjësuar.

Ndoshta dikush pyet se si cili është qëndrimi im ndaj fjalëve të profetit ﷺ:

“Ai që ligjëson në Islam një sunnet të mirë do të shpërblehet për të dhe për ata që e praktikojnë atë deri në ditën e gjykimit.”

Përgjigja është se ai i cili ka thënë:

“Ai që ligjëson në Islam një sunnet të mirë do të shpërblehet për të dhe për ata që e praktikojnë atë deri në ditën e gjykimit.”

Gjithashtu ai ka thënë:

“Çdo bidat është devijim.”

Është e pamundur që i besueshmi dhe besniku të thotë një fjalë në mënyrë kontradiktore. Kushdo që mendon se fjalët e Allahut (te ala) dhe të dërguarit të Tij ﷺ janë kontradiktore duhet t’i shqyrtojë ato edhe një herë. Ky mendim i tij rrjedh ose për shkak të kuptuarit e tij të mangët ose nga neglizhenca e tij. Është e pamundur që fjalët e Allahut (te ala) dhe të dërguarit të Tij ﷺ të jenë kontradiktore. Pra nuk ka asnjë kontradiktë midis dy haditheve.

Profeti ﷺ tha:

“Ai që ligjëson një sunnet të mirë në Islam…”

Bidatet nuk i përkasin Islamit. As nuk janë të mira. Dallimi në mes të legjislacionit dhe bidateve është i qartë.

Gjithashtu mund të thuhet se shprehja “Ai që ligjëson një sunnet të mirë në Islam…” i referohet ringjalljes së një sunneti që ka ekzistuar më parë dhe pastaj është zhdukur me kalimin e kohës. Në këtë rast ligjësimi është relativ sikurse bidatet janë relative, kur një person e ngjall një sunnet që është harruar me kalimin e kohës.

Gjithashtu mund të thuhet se arsyeja prapa tregimit të hadithit është delegacioni shumë i varfër që arriti tek profeti ﷺ. Kur profeti ﷺ e pa gjendjen e tyre ai urdhëroi ndihmë për ta. Një burrë nga Ensarët erdhi me një qese me argjend që ishte aq e rëndë sa që ai mezi e mbante atë dhe e vendosi atë para të dërguarit ﷺ. Profeti ﷺ ndriçoi nga gëzimi dhe tha:

“Ai që ligjëson një sunnet të mirë në Islam shpërblehet për të dhe për ata që e praktikojnë atë deri në ditën e gjykimit.”

Prandaj domethënia e “ai që bën një vepër të mirë” dhe jo “ai që ligjëson një vepër të mirë” për shkak se është e ndaluar për të ligjësuar.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Çdo bidat është devijim.”

Vëllezër! Që një veprim të jetë në përputhje me sunnetin e profetit ﷺ kërkon që ajo të jetë në përputhje me sheriatin në gjashtë pika:

1 – Shkaku. Të adhurohet Allahu për një shkak që nuk përputhet me sheriatin është një bidat i refuzuar. Për shembull disa njerëz qëndrojnë të zgjuar natën e 27 të muajit Rexheb duke fal namaz sepse ata besojnë se ajo ishte nata kur i dërguari i Allahut ﷺ e bëri Isran dhe Miraxhin. Namazi i natës është sigurisht një adhurim por në qoftë se ai bëhet për këtë shkak të kësaj arsye ai është një bidat sepse ky adhurim është bazuar në një arsye që nuk është miratuar nga sheriati. Kjo pikë është e rëndësishme dhe e bën të qartë se sa veprime që konsiderohen sunnet në fakt janë bidate.

2 – Lloji. Lloji i adhurimit duhet të jetë në përputhje me sheriatin. Një lloj i adhurimit që nuk është ligjësuar nga Allahu është i pavlefshëm. Për shembull, një person ther një kalë për kurban. Kurbani i tij është i pavlefshëm për shkak se e kundërshton llojin e ligjësuar në sheriat. Kafshët e vetme që lejohen të theren për kurban bajram janë devet, lopët dhe delet.

3 – Sasia. Që një person të shton një namaz farz është bidat i pavlefshëm për shkak se kjo  kundërshton sasinë e vënë nga Sheriati. E njëjta gjë vlen, nëse ai do të falte drekën pesë rakate. Namazi i tillë është i pavlefshëm sipas konsensusit.

4 – Mënyra. Për shembull, një person fillon abdesin e tij me larjen e këmbëve, fërkimin e kokës, larjen e duarve dhe në fund e lan fytyrën. Abdesi i tij është i pavlefshëm sepse ai kundërshton mënyrën e abdesit sipas sheriatit.

5 – Koha. Për shembull, një person ther kurbanin në fillim të muajit Dhul-Hixheh. Kurbani tij është e pavlefshëm sepse ajo bie në kundërshtim me kohën e caktuar nga sheriati. Unë kam dëgjuar se si disa therin dele në Ramazan si adhurim. Veprimi në kuptimin e tij është bidat. Therja e vetmja që përbën një adhurim është ajo që bëhet në lidhje kurban bajramin, haxhin dhe akikën. Therja gjatë Ramazanit me shpresën se therja sjell shpërblim të ngjashëm me atë në kurban bajram është bidat. Megjithatë, është e lejuar për të therë për të ngrënë mish.

6 – Vendi. Për shembull, një person bën i’tikaf diku tjetër pos xhamisë atëherë i’tikafi i tij është i pavlefshëm. I’tikafi mund të bëhet vetëm në xhami. E njëjta gjë vlen nëse një grua dëshiron të bëjë i’tikaf në vendin ku falet në shtëpi. Veprimi i saj është i pavlefshëm për shkak se kundërshton vendin e caktuar nga sheriati. Një shembull tjetër është ai që bën tavaf prapa xhamisë për shkak të kallaballëkut rreth Qabes. Tavafi i tij është i pavlefshëm për shkak se tavafi bëhet rreth Qabes. Allahu (te ala) i tha të besuarit të Tij, Ibrahimit ﷺ:

وَطَهِرْ بَيْتِيَ لِلطَائِفِين

“Pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë (bëjnë tavaf).” 22:26

Adhurimi nuk mund të jetë një veprim i mirë në qoftë se nuk përbëhet nga dy kushte:

1 – Ai duhet të bëhet vetëm për hir të Allahut.

2 – Ai duhet të jetë në përputhje me sunnetin e profetit ﷺ sipas formës së gjashtë pikave të përmendura.

U them atyre që janë sprovuar me bidate, që ndoshta kanë qëllime të mira: Betohem në Allahun se nuk dimë ndonjë metodologji që është më e mirë se ajo e selefëve (radijAllahu anhum).

Vëllezër! Kapuni pas sunnetit të dërguarit ﷺ, pasone rrugën e selefëve dhe shikoni se a do t’u dëmtojë diçka. Shumë njerëz të cilët kujdesen për bidatet janë të pakujdesshëm në lidhje me çështjet që janë të vërtetuara në sheriat dhe sunnet. Kur ata të përfundojnë bidatet e tyre, ata janë të pakujdesshëm me sunnetin e vërtetuar. Këto janë pasojat e dëmeve të bidateve. Bidatet janë jashtëzakonisht të dëmshme për zemrën dhe tmerrësisht të rrezikshme për fenë. Askush nuk shpik në fenë e Allahut, vetëm se ai humbet një sasi ekuivalente nga sunneti dhe ndoshta edhe më shumë se kaq, siç kanë thënë disa nga selefët.

Kur njeriu ndjenë se është duke pasuar dhe jo duke ligjësuar, ai përjeton përkushtim dhe nënshtrim të thellë, dhe adhurim ndaj Zotit të krijesave. Po ashtu ai përjeton plotësisht se po e pason prijësin e të devotshmëve, zotëriun e të dërguarve dhe të dërguarin e Zotit, Muhammedin ﷺ. I këshilloj të gjithë vëllezërit e mi që të mos vlerësojnë asnjë bidat  pavarësisht nëse ajo ka të bëjë me qenien e Allahut, emrat dhe cilësitë e Tij, apo me nderimin e të dërguarit të Allahut ﷺ. Të kenë frikë Allahun dhe të heqin dorë nga kjo. Feja e tyre duhet të jetë pasimi dhe jo shpikja, të adhurohet vetëm Allahu dhe të mos adhurohet dikush karshi Tij, të pasohet sunneti, dhe jo të jenë veprat e tij në përputhje me bidatet. Ata duhet të bëjnë atë që e do Mëshiruesi, e jo atë që e do shejtani. Vetëm atëherë ata do ta vërejnë re se si zemrat e tyre do të shpëtojnë, qetësohen dhe jetojnë rehat dhe në dritë madhështore.

E lus Allahun (te ala) të na bëj të jemi të udhëzuar dhe udhëzues, dhe udhëheqës përmirësues, t’i ndriçojë zemrat tona me besim dhe dituri, dhe të mos bëjë që dituria jonë të jetë në dëm tonë. I lutem Allahut që të na udhëzojë në rrugën robërve besimtarë të Tij dhe të na bëjë që t’i përkasim robërve besimtarë dhe të devotshëm të Tij dhe grupit fitimtar.

Selamet dhe salavetet e Allahut qofshin mbi profetin Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi sahabët e tij.

Shpërndaje: