Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: Mukhtasar-us-Saua’ik el-Mursalah, fq. 158-159
Shkurtoi: Imam Muhammed bin Abdil-Vehab (v. 1206)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shembulli i katërt është fjala e Tij:
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?”1
dhe:
بَلْ يَدَاهُ مَبْسُوطَتَانِ
“Përkundrazi, të dy duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”2
Duke pasur parasysh se këto formulime përmenden në mënyra të ndryshme dhe në kontekste të ndryshme i bëjnë ato të pamundur të kenë domethënie metaforike. Për shembull, Allahu tha:
وَالسَّماوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
”Ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën (dorën) e Tij.”3
Po të kishte qenë fjala dorë metaforë e mirësisë dhe fuqisë, dora e djathtë nuk do të ishte përmendur. Po kështu profeti ﷺ tha:
“Allahu do të kap qiejt dorën e Tij dhe tokën me dorën e Tij tjetër. Pastaj Ai do t’i shkund ato dhe do të thotë: “Unë jam Mbreti.”4
Këtu përmenden kapja dhe shkundja së bashku me dorën. Kur i dërguari i Allahut ﷺ iu tregoi për këtë ai mbyllte dhe hapte dorën për të theksuar realitetin e cilësisë, jo ngjashmërinë. Të njëjtën gjë e bëri kur ai lexoi:
وَكَانَ اللّهُ سَمِيعًا بَصِيرًا
“Dhe Allahu është kurdoherë Gjithëdëgjues, Gjithëvëzhgues.”5
Pastaj i vuri duart mbi sytë dhe veshët për të theksuar dëgjimin dhe shikimin e Allahut.
1 38:75.
2 5:64.
3 39:67.
4 Bukhari (4812) dhe Muslimi (2787).
5 4:134.