Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj Ebu Rezin pyeti nëse Allahu qesh

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 488-491

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

256 – Musa bin Ismail na tregoi: Hamad na tregoi: Jala bin Ata na tregoi, nga Uaki bin Hudus, nga Ebu Rezin el-Ukajli, nga i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili tha:

“Zoti ynë (azza ue xhel) qesh me humbjen e shpresës së robërve të Tij, ndërsa ndryshimi i Tij është afër.” Ebu Rezin, tha: “A qesh Zoti (azza ue xhel)?” Profeti ﷺ u përgjigj: “Po.” Pastaj ai tha: “Atëherë një Zot që qesh kurrë nuk do të na privon ndonjë mirësi.” 1

Ky është hadith, o kundërshtues, të cilin ti e ke transmetuar, pranuar dhe shpjeguar, se profeti ka thënë kështu. Ti kundërshtohesh nga vetë hadithi yt Kur Ebu Rezin thotë:

“A qesh Zoti?”

Në qoftë se qeshja do të thotë kënaqësi, mëshirë dhe falje e mëkateve, do të thotë sipas teje se Ebu Rezin nuk e dinte se Zoti i tij mëshiron, kënaqet dhe falë mëkatet prandaj ai kishte nevojë që ta pyes të dërguarin e Allahut :

“A mëshiron, a kënaqet dhe a i falë mëkatet Zoti ynë?”

Sipas teje ai madje edhe ishte kafir sepse ai nuk e dinte se Allahu kënaqet, mëshiron dhe fal. Ai kishte lexuar dhe dëgjuar Kuranin aq shumë sa që ai e dinte se Allahu mëshironë, falë mëkatet, saqë ai nuk kishte nevojë të pyeste profetin nëse Zoti fal dhe mëshiron. Ai e pyeti atë për diçka që ai nuk e dinte. Ai nuk e kishte lexuar në Kuran se Allahu qesh. Kur profeti e informoi atë se ai qesh, ai tha:

“Atëherë një Zot që qesh kurrë nuk do të na privon ndonjë mirësi.”

Po të ishte sipas interpretimit tuaj, do të ishte e pamundur për Ebu Rezinin që t’i thotë profetit :

“Atëherë një Zot që mëshironë, kënaqet dhe falë kurrë nuk do të na privon ndonjë mirësi.”

Sepse ai më parë kishte lexuar dhe besuar se:

إِنَّ اللّهَ غَفُورٌ رَّحِيمٌ

Allahu është që falë shumë, është mëshirues. 2

Kuptoje këtë, por unë nuk mund ta imagjinoj se ti do ta kuptosh këtë.


1 Et-Tajalisi (1092), Ahmedi (4/11), Ibn Maxheh (181), Ibn Ebi Asim (554), Tabarani (19/207), el-Axhuri, fq. 279, dhe Darakutni (30). Autentik sipas Albanit në ”Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah” (6/2/732-733).

2 5:39

Shpërndaje: