Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

55.Prandaj Muhamed Surur e fyen Rabi el-Medkhalin dhe Ehl-us-Sunnetin

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 72-75

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Më pas e përfundoi Muhamed Surur artikullin e tij të ri “Nahu Kijanin Xhedidin” me përfundimin më të keq që librat devijuese mund të kenë. Ai tha kur e kritikoi shejkh Rabin:

“Ai gjithashtu e ka zbuluar se grupet Islame janë më të rrezikshme për Islamin se sa grupet që imami dhe shejkhu Muhamed bin Abdil-Uehabi i luftoi. Gjithashtu, ai e ka zbuluar se ato grupe janë më të dëmshme për Islamin sesa kufarët e hapur. Së pari el-Medkhali e lavdëroi Sejid Kutubin në librin e tij “Menhexh-ul-Enbija, pataj ai zbuloi devijimet e tij të shumta.”

Pastaj ai tha:

“Këto zbulime të rrezikshme, të cilat pjesërisht vetëm el-Medkhali dhe pasuesit e sektit të tij i kanë zbuluar janë qortuar nga dijetarët e mëdhenj që ne i respektojmë gjithë – i respekton dhe i nderon edhe Medkhali–, nuk mund t’i ndajë nga qëndrimi i qeverisë së vendit të vet. As nuk është e mundur për t’i ndarë ata nga besnikëria e këtij sekti, dhe dashuria ndaj atyre që janë lojal ndaj autoriteteve dhe urrejtja ndaj atij që urrejnë autoritetet. As nuk fshihen për të më marrë këto qëndrime, as nuk frikësohen për të bartur fjalë kundër vëllezërve të vet thirrësa. Nuk ka asnjë nevojë për të dëshmuar për veprimet e tyre në rolin e spiunazhit në dobi të pushtetarëve të tyre. Librat dhe ligjëratat e tyre janë të publikuara pa hamendje dhe turp.” 1

Së pari, unë i kërkoj lexuesit falje për shkak se i kam shqetësuar me disa nga këto fjalë të padrejta që burojnë vetëm nga një njeri i cili nuk ka qenë në dijeni se Allahu e mbikëqyrë atë, kur ai me gëzim dhe hare e shkroi dhe e shtypi këtë.

Së dyti, unë e pyes Muhamed Sururin: Pse shejkh Rabi el-Medkhali kritikohet në qoftë se ai ka zbuluar gabimet serioze të grupeve, metodologjia propaganduese e të cilave kanë devijuar nga metodologjia Selefite? Çfarë gabimi bën ai nëse ai paralajmëron dhe publikon gabimet serioze në thirrjen e tyre? Ti vet the për grupin gabimet e mëdha të cilat shejkh Rabi el-Medkhali i ka zbuluar dhe ndaj të cilave ka paralajmëruar:

“Jam lodhur me politikën dhe strategjinë nga kjo përzierje e këtyre njerëzve. Nuk ka rëndësi se ata thonë se fitorja është afër. Më është bërë mjaft me përsëritjen e fjalëve të atyre që ishin rreth meje:

“Ne bashkëpunojmë në atë që ne jemi dakord dhe e arsyetojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi.“

Si duhet të arsyetojmë njëri-tjetrin në kontradikta të qarta? A do të thotë ky arsyetim se nuk ka dallim në mes Selefive, Mutezilive dhe pasuesve të bidateve e cila duhet përmendur? Është demagogjia që i shtynë këta njerëz2 që të shprehin këtë slogan. Vetëm pasi kur ata të lirohen nga demagogjia atëherë ata do ta kuptojnë se sa i rrezikshëm slogani është.”

Pastaj t’i vazhdove të flasësh për të keqen e këtyre grupeve Islame dhe devijimin e keq dhe the:

“Disa grupe besojnë se ata janë xhemat i muslimanëve. Udhëheqja e tyre kanë të drejta sikurse ka të drejta një udhëheqës i xhematit Islam. Këto perceptime të shtrembëruara e bëjnë njeriun të bëhet diktator absolut që e shkarkon nga detyra atë që dëshiron, e emëron atë që dëshiron dhe e qorton atë që dëshiron. Ai fikson këto kuptime në pasuesit e tij. Sipas tij, konsultimi është vetëm një simbol dhe jo një veprim obligues. Hadithet në plan programin arsimor janë vetëm ato që theksojnë se është e detyrueshme që ta dëgjojmë dhe t’i bindemi udhëheqësit në të gjitha rrethanat. Të njëjtat hadithe thonë se është e detyrueshme që t’i bindemi kalifit musliman. Shto më pas se anëtarët e të gjitha këtyre grupeve duhet t’i betohen për besnikëri (liderit të tyre). Ne nuk shohim se ka dallime në mes kushteve dhe mënyrës se si kjo besnikëri jepet dhe betimit të caktuar për besnikëri ndaj kalifit musliman.

Në mesin e këtyre grupeve të përmendura janë edhe ata që pretendojnë të jenë xhemati Islam. Megjithatë, veprimet e tyre ndryshojnë nga pohimet e tyre. Grupet e tjera Islame janë sprovuar nga një sistem demokratik perëndimor, kur është fjala për zgjedhjet. Ata e kanë maskuar atë në maskim Islam dhe e quajnë atë “konsultim”. Kështu udhëheqësi i tyre miraton ligje dhe specifikime në mënyrë që askush tjetër nuk mund të dalë dhe t’ia arrijë pushtetin. Metodologjia e tyre nuk dallon nga pushtetarët e vendeve tona –sipas fjalëve të tij- të cilët janë në domosdoshmëri që të mbajnë zgjedhje. Në lidhje me këto zgjedhje, shfaqet në xhematin Islam një qeverisje demokrate apo një aleancë e përbërje nga gllabëruesit dhe pjesa tjetër e anëtarëve të kryesisë, apo konsultimit. Roli i tyre është për t’ia shtrirë dorën atij që qeveris apo aleancës në pushtet.” 3

Këto janë disa shembuj të fjalëve të Muhamed Sururit për shëmtimet e xhematëve të cilat në ditët e sotme ai i mbron dhe i konsideron si thirrësat më të mirë në Islam. Si rezultat ai e refuzon shejkh Rabin dhe me pa drejtë e akuzon atë dhe pasuesit e tij për spiunazh dhe gjëra tjera sepse ata sqarojnë rreziqet e këtyre grupeve diçka që ai vetë e kishte zakon të bënte në të kaluarën. Krahaso pra atë që shejkh Rabi el-Medkhali ka shkruar në lidhje me ato grupe, me atë që Muhamed Surur ka shkruar rreth tyre dhe më pas thuaje të vërtetën. Unë nuk mund ta imagjinoj se ti kupton diçka tjetër pos asaj se öasuesit e bidateve të cilët i mashtrojnë njerëzit jetojnë në një kontradiktë. Nga njëra anë ti e sheh se si Muhamed Surur edhe i lavdëron edhe i mbron grupet. Nga një anë ti e sheh se si Muhamed Surur i qorton ato ashpër. Kushdo që dëshiron të dijë më shumë rreth skandalizimeve të grupeve nga Muhamed Sururi duhet të lexojë punimin të cilit iu kam referuar.


1 Es-Selefijjeh, bejn-el-Uulat uel-Ghulat, fq. 15, nga Muhammed Surur.

2 Do të thotë Ikhuanul-Musliminët.

3 Es-Sunneh (27/46), Xhumada el-Akhir 1413.

Shpërndaje: