Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj ngritja është e veçantë për arshin

Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)

Burimi: el-Ibaneh, fq. 34

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Xhehmitë, Mutezilitë dhe Harurijeh thonë në lidhje me fjalët e Allahut (Azze ue Xhel):

الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 20:5

Se Ai e morri pushtetin dhe e zotëroi arshin, dhe se Allahu (Azze ue Xhel) është kudo. Ata e mohuan se Allahu (Azze ue Xhel) është mbi arsh, të cilën e thonë Pasuesit e së Vërtetës. Ata besojnë se ngritja mbi arsh ka kuptimin e fuqisë së Allahut.

Nëse do të kishte qenë siç thonë ata, nuk do të kishte asnjë dallim në mes arshit dhe të tokës së shtatë, sepse Allahu e ka çdo gjë në fuqinë e Tij. Allahu (Subhaneh) i ka tokët dhe çdo gjë të universit në fuqinë e Tij.

Nëse ngritja e Allahut mbi arsh do të kshte kutpimin e pushtimit – Në fakt Ai e ka çdo gjë në fuqinë e Tij në çdo çast, ngritja e Tij do të kishte qenë mbi arsh, qiell, tokë, sepse Ai ka çdo gjë në fuqinë e Tij. Nëse Ai e ka çdo gjë në fuqinë e Tij nuk është e lejuar për një musliman të thotë se Allahu (Azze ue Xhel) është ngritur mbi kopshtet e palmeve dhe mbi tualetet. Larg është Allahu nga një gjë të tillë. Pra nuk kishte qenë e lejuar për të veçuar arshin me pushtim, sepse Allahu megjithatë ka pushtet mbi të gjitha gjërat. Prandaj ngritja lart është veçmas tek arshi dhe tek asgjë tjetër.

Shpërndaje: