Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Prandaj nuk duhet pyetur pse vepron Allahu këtë apo atë

Alameh Abdul-Aziz bin Abdilah er-Raxhihi

Burimi: Sherh Usul-is-Sunneh, fq. 41-42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Për shkak se urtësia e Allahut (Te Ala) është e përsosur, nuk duhet pyetur për veprimet e Tij. Nuk duhet të themi si Xhebritë, domethënë, se Allahu vepron vetëm pse mundet dhe dëshiron, jo për prej urtësisë apo për ndonjë shkak. Kështu, ata mohojnë urtësinë e Allahut dhe thonë se Ai vepron vetëm pse dëshiron. Kjo fjalë është kotë  …

Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati thonë se Allahu po vepron nga urtësia. Gjithçka ndodhë me urtësi. Urdhëresat e Tij janë urtësi, ndalesat e Tij janë urtësi, vendimet e Tij janë urtësi, krijesat e Tij janë urtësi:

إِنَّ رَبَّكَ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

”Zoti yt është i Gjithëdijshëm, i Urtë.” 12:6

Pra Ai nuk duhet pyetur pse Allahu vepron kështu apo ashtu, sepse Alllahu (Subhaehu ue Te ala) është i Urtë.

Shpërndaje: