Imam Muhammed bin Ismail el-Buhari
Burimi: el-Xhemi ‘el-Musned (7418-7422)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
”Kapitulli: ”Dhe froni i Tij ishte mbi ujë dhe Ai është Zoti i fronit madhështor ”
7418 – I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Allahu ka ekzistuar dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Tij dhe froni i tij ishte mbi ujë. Pastaj Ai krijoi qiejt dhe tokën dhe shkroi gjithçka në leuhi-mahfuth.”
7420 – Aishja ka thënë: ”Zejnebi e kishte zakon të krenohej para grave tjera të profetit (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:
Juve ju martuan familjet tuaja, ndërsa mua më martoi Allahu me profetin nga mbi shtatë qiejt.”
7421 – Enes bin Malik ka thënë:
”Ajeti në lidhje me hixhabin është shpallur në lidhje me Zejneb bint Xhahsh. Ditën e martesës, profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ofroi bukë dhe mish. Ajo e kishte zakon të mburrej para grave tjera të profetit (sal Allahu alejhi ue selem) duke thënë: Allahu më ka martuar mua me profetin nga mbi qiell.”
7422 – I dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Kur Allahu përfundoi krijimin, e shkroi tek Ai mbi fronin e Vet: Mëshira Ime e ka mundur hidhërimin Tim!”