“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi i Allahut mbi qiell – Imam Ahmedi

Imam Ahmedi bin Hanbel 

Burimi: er-Red ala ez-Zanadikah uel-Xhahmijjah, fq. 146-147

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu na ka treguar neve se Ai është lart mbi qiell. Në Kur’an thotë:

”A u garantuat ju prej Atij i Cili është në qiell, që nuk do t’iu fundosë juve (të mos ju lëshojë toka) atëherë kur toka të dridhet?” [67:16]

”Tek Ai ngjitën fjalët e dëlira, ndërsa punët e mira e lartësojnë atë (fjalën e dëlirë) .” [35:10]

“O Isa! Unë do të marr ty, do të të ngre lartë pranë Meje.” [3:55]

”Por, Allahu e ngriti atë (Isain) lartë pranë Vetes së Tij.” [4:158]

”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” [20:05]

”Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë që urdhërohen.” [16:50]

Këto janë fjalët e Allahut; dhe Ai na tregon neve se Ai është mbi qiell.

Shpërndaje: