Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëndrimi më i mirë në lidhje me shprehjet që nuk kanë argumente

Imam Shems-ud-Din bin Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Mu’khtasar-us-Saua’ik el-Mursalah (3/1230)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sa për ata të cilët as nuk pohojnë e as nuk mohojnë se Allahu lëviz apo zhvendoset, qëndrimi i tyre është më i sakti dhe më i miri për tu pasuar. Sepse ata thonë atë që Kurani dhe Sunneti thonë, ndërsa heshtin në lidhje me atë që nuk përmendet në Kuran dhe Sunnet. Kjo metodë shfaqet e qartë, sidomos kur këto shprehje për të cilat kanë heshtur tekstet e Kuranit dhe Sunnetit, mund të kenë kuptim të saktë dhe jo saktë. Siç janë shprehjet: lëvizje, zhvendosje, trup, kufizim, drejtim … Shprehje të tilla sikurse u tha mund të kenë kuptime të sakta dhe të pasakta. Prandaj ato nuk duhet të pranohen në tërësi apo të mohohen plotësisht. Allahu (Subhanehu ue Te ala) as nuk ka pohuar se Ai përshkruhet me këto cilësi, as nuk i ka mohuar ato. Ai që i pohon ato plotësisht dhe ai që i mohon ato plotësisht gabon gjithashtu.

Shpërndaje: