Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 46
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Përveç kësaj ata besojnë në ringjalljen e dytë. Me këtë ata kanë për qëllim se Allahu do të ringjallë profetin ﷺ, Aliun dhe dymbëdhjetë imamët e tjerë para ditës së gjykimit. Ata do të marrin pjesë pas shfaqjes së Mehdiut. Pasi ai ta vretë Dexhallin, ai i ringjall tre kalifët dhe vrasësit e imamëve (sipas besimit të tyre). Profeti ﷺ do t’i vrasë kalifët dhe do ta bëjë ketë në formë dënimi dhe ndëshkimi. Pastaj ata kryqëzojnë zullumqarët dhe fillojnë fillimisht me Ebu Bekrin, Umerin dhe sahabët të cilët u besatuan për besnikëri tek pema1.
Këta Rafida mashtrues kanë shumë gënjeshtra të tjera që i përkasin ideologjisë dhe terrorizmit të dështuar. Për shkak se ata e mbulojnë të vërtetën dhe tërheqin nga ajo. Qëllimi i autorëve Rafidi është t’ua imponojë të tjerëve besimin e tyre dhe t’i bëjnë ata që ta praktikojnë atë dhe të besojnë se ata janë Grupi i Shpëtuar dhe se çdo gjë tjetër është shkatërrim dhe përjashtimi i plotë nga feja.
Dijetarët që e mbrojnë të vërtetën dhe e ruajnë besimin kanë refuzuar besimet e tyre, ideologjitë e devijuara dhe devijuese dhe djallëzitë e refuzuara. Ata kanë shkruar libra dhe kanë paraqitur argumete shkatërruese për të shfaqur verbërin e Rafidave. Njerëzit e kanë kuptuar ligësinë e tyre, synimin e keq dhe keqdashjen e fshehur ndaj të gjithë atyre që pasojnë rrugën e besimtarëve (sahabëve) dhe që janë me Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ në çdo mënyrë.
1 Shih “el-Khutut el-Aridah” fq. 7, i cili e citon këtë nga një libër i Shiitëve/Rafidav i quajtur “ez-Zahra”. Ai libër është shtypur nga dijetarët në Nexhaf – Allahu e pastroftë tokën prej tyre dhe qoftë i kënaqur me Umerin dhe Ebu Bekrin në të dy jetët.