Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 65-66
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
2 – Qëllimi i udhëtimit dhe qëndrimit në vendet e kufrit të jetë për qëllime personale duke përfshirë mjekimin, kërkimin e rrizkut nëpër rrugë të lejuara, apo studime në ndonjë profil të nevojshëm. Këtyre njerëzve u lejohet që të udhëtojnë ose të qëndrojnë në një vend të tillë nëse qëllimi mund të arrihet vetëm atje. Sapo detyra të përfundojë dhe nevoja është përmbushur, ai detyrohet për t’u kthyer në vendin musliman ku valon flamuri i tij, dhe praktikohen dispozitat Islame pa frikë apo shqetësim.
Ashtu si grupi i parë është edhe ky grup i detyruar që të përmbushë detyrat e fesë në mënyrë të ligjësuar, të jetë krenar me të, t’i thërras njerëzit në të dhe ta shfaqë atë me fjalë dhe me vepra. Nëse është kështu, ata arrijnë dy vepra të mira; ata i thërrasin njerëzit në fe dhe arrijnë qëllimet e tyre të kësaj jete, si bizneset, kujdesi shëndetësor dhe studimet.
3 – Qëllimi prapa udhëtimit dhe qëndrimit në vendin e kufrit është turizmi. Atëherë është e mundur që këta njerëz kryejnë vepra që nuk u përkasin burrave dhe grave musliman për të shkuar dhe parë ato gjëra. Për këtë grup ndalohet udhëtimi në vendin e kufrit ashtu siç është e ndaluar që të qëndrojnë atje. Ndoshta përbëhet i tërë udhëtimi nga e keqja dhe gjëra të shëmtuara që nuk e kënaqin Allahun.
Përveç kësaj udhëtimi dhe qëndrimi në mesin e kufarëve në parim është i ndaluar. Ato janë siç thashë të lejueshme vetëm në raste urgjente dhe kur ka dobi. Në këtë rast nuk ka asnjë rast urgjent që lejon udhëtimin dhe qëndrimin në një vend të tillë. As nuk ka ndonjë dobi me një udhëtim dhe qëndrim të tillë. Përkundrazi.