Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

49.Rasti i parë për të udhëtuar dhe jetuar në një vend joIslam

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 64-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me anë të kësaj, unë jam i detyruar që të sqaroj gjykimin për të udhëtuar nga një vend Islam në një vend kufri për të qëndruar dhe jetuar në të dhe në mesin e banorëve të tij. Në parim kjo është e ndaluar. Nuk lejohet për të udhëtuar dhe për të jetuar në një vend kufri përderisa nuk është e nevojshme dhe e domosdoshme. Përveç kësaj nevoja dhe domosdoshmëria vlerësohet në përputhje me sheriatin. Me këtë që thashë lejohet që të udhëtosh dhe të jetosh në një vend kufri vetëm në rastet e mëposhtme:

1 – Që udhëtimi dhe qëndrimi t’i sjell dobi Islamit dhe muslimanëve në të dy jetët. Në këtë rast është e lejuar për të udhëtuar dhe jetuar atje përderisa është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme. Përveç kësaj është e detyrueshme që t’i përmbahesh fesë në gjitha mënyrat dhe me kënaqësi dhe krenari të përmbushësh ritualet e saj. Në këtë mënyrë foton kënaqësinë e Allahut dhe thërret në Islam me fjalë dhe vepra. Prej këtyre janë delegacionet e dërguara nga shteti Islam për të arritur interesat që i nevojiten shtetit.

Shpërndaje: