Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 52-53
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kur është fjala për terrorizmin ideologjik që rrjedh nga individë të rangut të lartë, të cilët janë armiqë të metodologjisë Selefite dhe Selefive, unë do të jap disa shembuj të tyre. Këta individë e kanë mbushur botën me mendimet e tyre. Të rinjtë dhe madje edhe liderët e tyre u këndojnë mendimeve të tyre. Ata e teprojnë me lavdërim ndaj tyre dhe anashkalojnë të gjitha bidatet dhe devijimet që i kanë bërë ata. Ata as nuk i përmendin ato, nuk paralajmërojnë kundër tyre apo të sqarojnë të keqen dhe dëmin e tyre. Disa prej tyre janë:
1 – Sejid Kutub. Për të ditur se çfarë besimi dhe ideologjie kishte ai, mjafton që t’i referohemi asaj që është shkruar nga shejkhu dhe alameh Abdullah bin Muhammed ed-Duvejsh1 (rahimehullah) dhe alameh dhe shejkh Rabi bin Hadi el-Medkhali2 (hafidhehullah).
1 Do të thotë librin e tij “el-Meurid el-Adhb ez-Zulel fi Akhta Tefsir-idh-Dhilal”.
2 Ai ka shkruar shumë libra dhe sidomos librin “Adhua Islamijeh Ala Akidati Sejid Kutub ue Fikrih” dhe “Mata’in Sejjid Kutb fi As’habi Rasulillah ﷺ.”