Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/428-429)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 364: Imami në xhami tha se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë se koha e besimtarit në varr shkon aq shpejt sa koha e namazit të drekës apo të ikindis. A është e saktë kjo?
Përgjigje: Koha e të vdekurit shkon shpejt, si asgjë. Pasi që Allahu ia kishte marrë jetën një njeriut dhe pasi e la atë të vdekur njëqind vjet, Allahu e ringjalli dhe i tha:
“Sa kohë ke qëndruar (si i vdekur)?” Ai iu përgjigj: “Ndoshta kam qëndruar një ditë ose një pjesë të saj.” 1
Megjithatë, ai kishte qenë i vdekur njëqind vjet. Banorët e shpellës fjetën për 309 vite. Gjumi, megjithatë, nuk është si vdekja, koha në vdekje kalon edhe më shpejt. Njerëzit që kanë vdekur shumë kohë më parë, duket sikurse kanë vdekur tani.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Të pyesin ty (O Muhammed) për çastin, – kur do të jetë çasti i përcaktuar për të? Për të cilën ti nuk ke asnjë dije të thuash ndonjë gjë. Zotit tënd i përket dija e përcaktimit të saj. Ti (Muhammed) je vetëm këshillues i atyre që i frikësohen asaj. Ditën kur ata ta shohin atë, (do të jetë) si të mos kishin qëndruar (në këtë botë) veçse një pasdite ose një mëngjes.” 2
1 2:259
2 79:43-46