Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Ta´likat-ush-Shejkh Ibn Baz ala er-Risaleh el-Hamauijjeh el-Kubra, fq. 64-65
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Çfarë kishte për qëllim Imam Malik, kur ai tha:
”Ndërsa është bidat të pyesim se si ka ndodhur kjo.”?
Përgjigje: ”Selefët nuk pyetën lidhur me formën se si. Sepse vetëm Allahu Subhanehu ue Te ala e di këtë. Sahabët dëgjuan, iu përgjigjën, besuan dhe e pranuan. Ata nuk pyetën për mënyrën. Mënyra është diçka që e di vetëm Allahu Subhanehu ue Te ala.
1 Kur Imam Maliku Allahu e mëshiroftë është pyetur në lidhje me mënyrën se si Allahu është ngritur mbi arsh, gjë e cila theksohet në ajetin:
ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ
“E pastaj u ngrit mbi arsh.” 7:54
Ai u përgjigj: “Ngritja (el-istiua) është e njohur, por mënyra se si është e panjohur. Është e obligueshme që të besojmë në të, ndërsa të pyesim se si ka ndodhur kjo është bidat.”