Ebu Muhamed el-Hasen ibn Ali ibn Halef el-Berbahari (i lindur në v. 253 h)
Burimi: Sherhu es-Sunneh
Me komentet e imam Feuzanit marrë nga libri i tij “Itihaful karij bitalikati ala Sherhis Sunneh”, dhe të alameh Ahmed en Nexhmit nga libri i tij “Irshadu es Sarij”, dhe me komente të alameh Abdul-Aziz er-Raxhihit dhe disa dijetarëve të tjerë
Imam Berbahari ka thënë:
[131] I mbuluar (në lidhje me çështjet e brendshme) është ai që në dukje i shfaqet mbulimi i tij, kurse i ekspozuar është ai që i shfaqet ajo që ka përbrenda.
[132] Nëse dëgjon ndonjë person i cili thotë se filani është mushebih (që thotë se cilësitë e Allahut u ngjajnë atyre të krijesave) apo që filani thërret në teshbih (përngjasim të cilësive të Allahut me ato të krijesave të Tij), atëherë akuzoje atë dhe dije se ai është Xhehmij. Nëse dëgjon ndonjë person të thotë se filani është Nasibij, dije se ai është Rafidij (Shiit). Nëse dëgjon ndokënd të thotë: -Flit për teuhidin dhe ma shpjego mua teuhidin (sipas mënyrës së tyre), dije se ai është Kharixhij Mutezilij. Apo thotë se filani është prej muxhbir-dhe Qenien e Tij i vetmi Zotërues, të njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilësitë e Tij, e ky pra është teuhidi teorik. Apo është urdhër për t’ia përkushtuar fenë vetëm Atij, për të qenë i zellshëm dhe zbatues i urdhëresave të Tij, e ky është teuhidi praktik. Apo është sqarues për atë çka Allahu i Madhëruar ka përgatitur si shpërblim për ata të cilët ia përkushtuan fenë Atij dhe ishin të zellshëm në bindje ndaj Tij, i tillë pra është shpërblimi dhe nderimi i atyre të cilët posedojnë teuhidin. Apo është kallëzues për ndëshkimin, qoftë ai herët a vonë, të cilin Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për ata të cilët nuk ishin të bindur ndaj Tij, i shoqëronin shok dhe e mohonin Atë. E s’ka dyshim se i tillë është ndëshkimi i atyre të cilët nuk e zbatojnë teuhidin. Apo në të (Kuran) ka përmendje të xhenetit dhe zjarrit ku vihen në dukje mrekullitë e xhenetit, të cilat janë shpërblimi i atyre të cilët e zbatuan teuhidin dhe agonitë e zjarrit që përjetojnë ata të cilët e kundërshtuan atë…” Kurani fund e krye bën thirrje për njësimin e Allahut dhe vënien në jetë të këtij njësimi dhe tërheq vërejtje prej të kundërtës së tij (shirkut), i cila është në kontrast me të. Prandaj themi se është detyrë për të gjithë ne muslimanët që teuhidit t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai për ne duhet të jetë më parësori i të gjitha çështjeve dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar.
“Adhuroni Allahun. Ju nuk keni ilah (të adhuruar) tjetër përveç Tij.” (Muminun: 32)
Të gjithë profetët që Allahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për në njësimin e Allahut të Madhëruar. Veç kësaj, kur i dërguari ﷺ e nisi Muadhin për në Jemen, i tha:
“Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata, dëshmia se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet:
“Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata; njësimi i Allahut (me adhurim).”
Teuhidi ndahet në tre lloje apo tri pjesë: njësimi i Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij, njësimi i të Lartmadhëruarit duke e veçuar atë me emrat dhe cilësitë e Tij dhe njësimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vërtetë. Kush nuk beson në këto tre lloje teuhidi nuk është njësues, madje nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, pasi besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe veçse mbi këto tri shtylla, të cilat ishin: besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), në njësimin e emrave dhe cilësive të Tij si dhe në njësimin e Tij si i vetmi i Adhuruar. Madje arsyeja për të cilën feja Islame është quajtur ndryshe “teuhid – njësim” qëndron në faktin se ajo ngrihet mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues, i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta.
– Pjesa e parë prej këtyre tri pjesëve është teuhidi Rububijeh – njësimi i Allahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S’ka krijues tjetër përveç Tij. S’ka zot tjetër përveç Tij. S’ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në gjithësi.
“Thuaj:
“Kush është Zoti i qiejve e i tokës!” Thuaj: “Allahu!” (Rad: 16).
I Lartmadhëruari thotë:
“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!” (Fatiha: 2)
Po ashtu thotë:
“Ky është Allahu, Zoti juaj.” (Fatir: 13).
Ajetet që përmbajnë këtë kuptim dhe që sqarojnë këtë lloj njësimi janë të shumta. Po ashtu, të gjitha ajetet në Kuran në të cilat përmendet krijimi, dhënia e jetës, përcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithësinë, bujaria, sistemimi (i çështjeve), gjykimi dhe përcaktimi etj., që të gjitha këto janë prej besimit në teuhidin e zotërimit (Rububijeh). Allahu i Madhëruar thotë:
“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve si dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai, i Cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut ortak, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka ortak).” (Bekare: 21 – 22).
Krijoi, bëri, dhuroi, dha jetë, kontrolloi, që të gjitha këto janë shprehëse të njësimit në zotërim (Rububijeh), si dhe të besuarit në to është prej besimit në Zotërimin e Allahut. Këtë lloj njësimi, politeistët (idhujtarët) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (atë që do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!” (Muminun: 84-89).
Pra, ata e pohonin zotërimin e Allahut. E pohonin që Allahu është Zoti i qiejve, Zoti i tokës, Zoti i arshit, Zoti i gjithçkaje dhe Zotëruesi i saj. Ata e pohonin dhe e aprovonin një gjë të tillë. Madje aprovimi i këtij njësimi është i brumosur në zemrën e njeriut dhe Allahu i Madhëruar e ka bërë atë prej natyrshmërisë së krijesave të Tij. Në shumicën e rasteve, këtë njësim nuk e mohon kush përveç ndonjë të mllefosuri dhe kryeneçi, madje edhe Faraoni, i cili tha:
“E çfarë është Zoti i Alemit (i njerëzve, i xhinëve, i gjithësisë)?” (Shuara: 23)
Lloji i dytë është teuhidi i emrave dhe cilësive (El-Esmau ue Sifat). Me të është për qëllim që të besojmë me besim të paluhatshëm dhe të pohojmë me vendosmëri të plotë emrat dhe cilësitë; emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e madhërishme të Tij, të cilat përmenden në librin e Tij dhe në sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ. Ne të gjithë e kemi të qartë numrin e madh të emrave dhe cilësive të përmendura në Kuran dhe sunnet. Madje thuajse nuk gjen ajet në Kuran i cili të mos përfundojë me ndonjë emër apo cilësi prej emrave dhe cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Allahu i Lartmadhëruar thotë:
“Allahu ka emrat më të bukur, andaj Atë thirreni me ata, e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (Araf: 180).
Po ashtu, i Lartmadhëruari thotë:
“Ai është Allahu, nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.” (Ta-Ha: 8).
Po ashtu thotë:
“Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman. Me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.” (Isra: 110).
Allahu thotë:
“Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” (Hashr: 22-24)
Në këtë kontekst të begatë, i cili përbën edhe fundin e sures El-Hashër, janë përmendur një pas një plotë shtatëmbëdhjetë emra prej emrave të Allahut të Lartmadhëruar. Po ashtu edhe ajeti Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuran, përmban pesë nga emrat e Allahut të Madhëruar dhe më tepër se njëzet cilësi prej cilësive të Tij. Për këtë arsye, ky ajet është ajeti më madhështor në Kuran. Surja El-Ikhlas, vlera e së cilës është e barabartë me një të tretën e Kuranit, është quajtur surja El-Ikhlas (Sinqeriteti) pasi i përkushtohet tërësisht cilësive të Mëshiruesit. Ju mbase keni dëgjuar ndodhinë e atij sahabit të nderuar, të cilin profeti ﷺ e dërgoi në një ekspeditë. Ai i printe shokët e tij në namaz dhe në çdo rekat të namazit, pasi lexonte suren Fatiha, e pasonte atë me suren El-Ikhlas. Ky veprim i tij iu duk i papranueshëm shokëve të tij dhe për këtë shkuan te profeti ﷺ dhe i treguan se ç’kishte ngjarë. Profeti ﷺ tha: “Pyeteni atë se përse vepron ashtu?” Sahabët shkuan tek ai dhe e pyetën. Ai u përgjigj: “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Ky pra ishte shkaku. “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Sahabët shkuan te profeti ﷺ dhe i përmendën përgjigjen e shokut të tyre. Ai ﷺ tha: “Lajmërojeni atë se dashuria që ai ka për Të e futi në xhenet.” Këtu përfitohet një dobi madhështore, pasi u kumtove (atyre që thonë se njeriu është i detyruar në veprimet e tij dhe i pavullnetshëm) apo që fton në këtë gjë ose flet për një lloj drejtësie të veçantë, dije se ai është Kaderij (mohues i caktimit të Allahut), sepse këto emërtime janë të reja, i kanë shpikur ndjekësit e epshit (dëshirave). Abdullah ibn el-Mubarek (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Mos merrni asgjë prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin), as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve, as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin, as nga banorët e Horasanit në lidhje me irxhanë, as nga banorët e Mekës në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën. Mos merrni asgjë prej tyre në lidhje me këto gjëra!”
Shpjegimi
”Nëse dëgjon ndonjë person i cili thotë se filani është mushebih (që thotë secilësitë e Allahut u ngjajnë atyre të krijesave) apo që filani thërret në teshbih (përngjasim të cilësive të Allahut me ato të krijesave të Tij), atëherë akuzoje atë dhe dije se ai është Xhehmij. Nëse dëgjon ndonjë person të thotë se filani është Nasibij, dije se ai është Rafidij (Shiit). Nëse dëgjon ndokënd të thotë: -Flit për teuhidin.”
Shejhu Abdurr-Rrazak el-Bedr thotë:
Kurse në lidhje me teuhidin me të cilin kanë ardhur të gjithë profetët themi se teuhidi është detyra më e rëndësishme, qëllimi më madhor dhe nevoja më e domosdoshme në mënyrë absolute. Ai është qëllimi i vetëm për të cilin Allahu i Madhëruar i krijoi krijesat. Pra, i krijoi ata për vënien në jetë të teuhidit (njësimin e Allahut). Allahu nuk i krijoi krijesat thjesht që të shumohen apo që të krenohej me ta prej përuljes së tyre dhe as për t’u pasuruar me ta prej varfërisë. I Lartësuar, i Pastër dhe i Panevojshëm për të gjitha këto është Allahu i Madhëruar.
“Dhe thuaj: “Falënderuar qoftë Allahu, i Cili nuk ka fëmijë dhe nuk ka për Të ortak në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtar, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon.” (Isra: 111).
Allahu i Madhëruar është i panevojshëm për krijesat e Tij. Ai është i panevojshëm për bindjen dhe adhurimin e tyre. Me të vërtetë i Lartmadhëruari i krijoi ata që ta njësojnë Atë, të jenë të dëgjueshëm ndaj Tij, ta adhurojnë dhe t’ia përkushtojnë fenë vetëm Atij, të Lartmadhëruarit. E që të gjitha këto nuk i bëjnë dobi Allahut të Madhëruar, pasi Ai është i Begatshëm, i Falënderuar (nga vetvetiu). Atij nuk i bën dobi dëgjueshmëria e atij që i bindet dhe as nuk e dëmton Atë mosbindja e keqbërësit. Të Lartmadhëruarit nuk i bën dobi njësimi (teuhidi) i atij i cili e njëson Atë, ashtu siç edhe nuk i bën dëm mosbesimi i kafirit dhe shirku i politeistit. Është i Lartmadhëruari i Cili thotë:
“Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humb (rrugën), ai e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet…” (Isra: 15).
Po ashtu thotë:
“… e kush nuk besoi, të keqen e mosbesimit e ka kundër vetes.” (Fatir: 39).
Pra, mosbesimi i kafirit është në dëm të vetë atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, njësimi që ai i bën Allahut dhe bindja që tregon ndaj Tij është në dobi të vetë atij. Ndërsa për sa i përket Allahut të Madhëruar, Ai është i panevojshëm për robërit e Tij. Është i panevojshëm për bindjen e tyre, për adhurimin e tyre dhe për të gjitha ato vepra të cilat ata i bëjnë për t’u afruar tek Ai. Teuhidi është qëllimi parësor, pasi të gjithë profetët u dërguan që të ftonin për tek Ai. Allahu i Madhëruar për ata të cilët e zbatojnë teuhidin dhe përpiqen për vënien në jetë të tij përcaktoi lumturi në këtë botë dhe në botën tjetër. Lumturia në këtë botë dhe në botën tjetër arrihet në varësi të zbatimit dhe vënies në jetë të teuhidit. Pak më parë përmendëm Fjalën e Allahut të Madhëruar:
“Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e përzien me besim të kotë.”
pra nuk e përzien njësimin e tyre me shirk. Ky është kuptimi i këtij ajeti.
“Atyre u takon të jenë të sigurt dhe ata janë të udhëzuar.” (Enam: 82).
Atyre u takon siguria dhe udhëzimi i plotë, në dynja dhe akhiret, si shpërblim për njësimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit të Lartmadhëruar. Teuhidi bëhet shkak për shumë sjellje të lavdërueshme, rezultate të kënaqshme dhe dobi frytdhënëse në dynja dhe akhiret, të cilat nuk mund të përmblidhen dhe as të numërohen. Për këtë shkak, teuhidi është mirësia më madhore dhe supreme në mënyrë absolute. Nuk ekziston ndonjë mirësi e cila gëzon pozitë më të lartë, më madhore dhe më fisnike se teuhidi. Për këtë arsye, suren En-Nahl (Bleta), të cilën disa prej dijetarëve e emërtojnë “Surja e Mirësive” për shkak të përmendjes që Allahu i Madhëruar i bën shumë prej mirësive të Tij ndaj krijesave; i Lartmadhëruari e ka nisur me përmendjen e mirësisë së teuhidit.
“Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen e tij! I Lavdishëm dhe i Madhëruar është Ai mbi gjithçka që ata i shoqërojnë (si ortakë). Me urdhrin e Tij ia zbret engjëjt me shpirt (shpallje) atij që Ai dëshiron nga robërit e Vet (duke thënë) “T’ua tërhiqni vërejtjen se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje. Pra, të më keni frikën.” (Nahl: 1-2)
Dijetari i madh Ibnul Kajimi (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij me titull Mederixh es-Salikin, thotë: “Kurani fund e krye është ngulitës dhe rrënjosës i teuhidit, pasi ai ose është kallëzim i cili të njeh me Allahun dhe Qenien e Tij i vetmi Zotërues, të njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilësitë e Tij, e ky pra është teuhidi teorik. Apo është urdhër për t’ia përkushtuar fenë vetëm Atij, për të qenë i zellshëm dhe zbatues i urdhëresave të Tij, e ky është teuhidi praktik. Apo është sqarues për atë çka Allahu i Madhëruar ka përgatitur si shpërblim për ata të cilët ia përkushtuan fenë Atij dhe ishin të zellshëm në bindje ndaj Tij, i tillë pra është shpërblimi dhe nderimi i atyre të cilët posedojnë teuhidin. Apo është kallëzues për ndëshkimin qoftë ai herët a vonë, të cilin Allahu i Madhëruar e ka përgatitur për ata të cilët nuk ishin të bindur ndaj Tij, i shoqëronin ortak dhe e mohonin Atë. E s’ka dyshim se i tillë është ndëshkimi i atyre të cilët nuk e zbatojnë teuhidin. Apo në të (Kuran) përmenden xheneti dhe zjarri, ku vihen në dukje mrekullitë e xhenetit të cilat janë shpërblimi i atyre të cilët e zbatuan teuhidin dhe agonitë e zjarrit që përjetojnë ata të cilët e kundërshtuan atë…” Kurani fund e krye bën thirrje për njësimin e Allahut dhe vënien në jetë të këtij njësimi dhe tërheq vërejtje prej të kundërtës së tij (shirkut), i cili është në kontrast me të. Prandaj themi se është detyrë për të gjithë ne muslimanët që teuhidit t’i kushtojmë rëndësi më tepër se çdo gjëje tjetër. Ai për ne duhet të jetë më parësori i të gjitha çështjeve dhe më kryesori ndër të gjitha preokupimet tona të rëndësishme. Për këtë arsye, thirrja e parë me të cilën profetët u drejtoheshin popujve të tyre ishte thirrja e tyre për tek njësimi i Allahut të Madhëruar.
“Adhuroni Allahun. Ju nuk keni ilah (të adhuruar) tjetër përveç Tij.” (Muminun: 32)
Të gjithë profetët që Allahu i dërgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar për në njësimin e Allahut të Madhëruar. Veç kësaj, kur i dërguari ﷺ e nisi Muadhin për në Jemen, i tha:
“Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata, dëshmia se “Se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut.”
Ndërsa në një transmetim tjetër thuhet:
“Le të jetë e para gjë për tek e cila do t’i ftosh ata; njësimi i Allahut (me adhurim).”
Teuhidi ndahet në tre lloje apo tri pjesë: njësimi i Allahut të Madhëruar në Zotërimin e Tij, njësimi i të Lartmadhëruarit duke e veçuar atë me emrat dhe cilësitë e Tij dhe njësimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vërtetë. Kush nuk beson në këto tre lloje teuhidi nuk është njësues, madje nuk është as besimtar që beson në Allahun e Lartmadhëruar, pasi besimi në Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe veçse mbi këto tri shtylla, të cilat ishin: besimi në njësimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), në njësimin e emrave dhe cilësive të Tij si dhe në njësimin e Tij si i vetmi i Adhuruar. Madje arsyeja për të cilën feja islame është quajtur ndryshe “teuhid – njësim” qëndron në faktin se ajo ngrihet mbi të besuarit në njësimin e Allahut si i vetmi Zotërues i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat më të bukur dhe cilësitë më të larta. Pjesa e parë prej këtyre tri pjesëve është teuhidi Rububijeh – njësimi i Allahut në zotërim. Me të është për qëllim të pohosh me bindje të thellë dhe besim të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar është Krijuesi, Furnizuesi, Mirëbërësi, Drejtuesi, Sistemuesi i të gjitha çështjeve të cilat kanë të bëjnë me krijesat e Tij. S’ka krijues tjetër përveç Tij. S’ka zot tjetër përveç Tij. S’ka kush që jep jetë dhe përcakton vdekje përveç Tij dhe askush përveç Allahut nuk komandon në gjithësi.
“Thuaj: “Kush është Zoti i qiejve e i tokës!” Thuaj: “Allahu!” (Rad: 16)
I Lartmadhëruari thotë:
“Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!” (Fatiha: 2)
Po ashtu thotë:
“Ky është Allahu, Zoti juaj…” (Fatir: 13)
Ajetet që përmbajnë këtë kuptim dhe që sqarojnë këtë lloj njësimi janë të shumta. Po ashtu, të gjitha ajetet në Kuran në të cilat përmendet krijimi, dhënia e jetës, përcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithësinë, bujaria, sistemimi (i çështjeve), gjykimi dhe përcaktimi etj., që të gjitha këto janë prej besimit në teuhidin e zotërimit (Rububije). Allahu i Madhëruar thotë:
“O njerëz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve si dhe ata që ishin para jush ashtu që të jeni të devotshëm (të shpëtuar). Ai, i Cili për ju bëri tokën shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lëshoi shi me të cilin ju siguroi lloje të frutave si ushqim për ju, pra mos i përshkruani Allahut shok, duke qenë se ju e dini (që Ai nuk ka shok).” (Bekare: 21 – 22).
Krijoi, bëri, dhuroi, dha jetë, kontrolloi, që të gjitha këto janë shprehëse të njësimit në zotërim (Rububije), si dhe të besuarit në to është prej besimit në Zotërimin e Allahut. Këtë lloj njësimi, politeistët (idhujtarët) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Në lidhje me këtë, Allahu i Madhëruar thotë:
“Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “E Allahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?” Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dhe Ai është që mbron (atë që do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?” Ata do të thonë: “Në dorë të Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!” (Muminun: 84-89)
Pra, ata e pohonin zotërimin e Allahut. E pohonin që Allahu është Zoti i qiejve, Zoti i tokës, Zoti i Arshit, Zoti i gjithçkaje dhe Zotëruesi i saj. Ata e pohonin dhe e aprovonin një gjë të tillë. Madje aprovimi i këtij njësimi është i brumosur në zemrën e njeriut dhe Allahu i Madhëruar e ka bërë atë prej natyrshmërisë së krijesave të Tij. Në shumicën e rasteve, këtë njësim nuk e mohon kush përveç ndonjë të mllefosuri dhe kryeneçi, madje edhe Faraoni, i cili tha:
“E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?” (Shuara: 23)
Lloji i dytë është teuhidi i emrave dhe cilësive (El-Esmau ue-Sifat).
Me të është për qëllim që të besojmë me besim të paluhatshëm dhe të pohojmë me vendosmëri të plotë emrat dhe cilësitë; emrat e bukur të Allahut të Madhëruar dhe cilësitë e madhërishme të Tij, të cilat përmenden në Librin e Tij dhe në sunnetin e të dërguarit të Tij ﷺ. Ne të gjithë e kemi të qartë numrin e madh të emrave dhe cilësive të përmendura në Kuran dhe sunnet. Madje thuajse nuk gjen ajet në Kuran i cili të mos përfundojë me ndonjë emër apo cilësi prej emrave dhe cilësive të Allahut të Lartmadhëruar. Allahu (i Lartmadhëruar) thotë:
“Allahu ka emrat më të bukur, andaj Atë thirreni me ata, e largohuni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre.” (Araf: 180)
“Ai është Allahu, nuk meriton të adhurohet askush përveç Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.” (TaHa: 8)
“Thuaj: “Thërrisni: Allah ose thërrisni Er-Rrahman. Me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit.” (Isra: 110)
“Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të meriuar, por vetëm Ai, i Gjithëdituri i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Allahu është Ai, veç të Cilit s’ka të adhuruar tjetër të merituar, por vetëm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpëtimtari, Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi, i Madhërishmi. I Lartësuar është Allahu nga çka i shoqërojnë! Ai është Allahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (Allahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhënjyesi, i Urti!” (Hashr: 22-24)
Në këtë kontekst të begatë, i cili përbën edhe fundin e sures El-Hashr, janë përmendur një pas një plotë shtatëmbëdhjetë emra prej emrave të Allahut të Lartmadhëruar. Po ashtu edhe ajeti Kursij, i cili është ajeti më madhështor në Kuran, përmban pesë nga emrat e Allahut të Madhëruar dhe më tepër se njëzet cilësi prej cilësive të Tij. Për këtë arsye, ky ajet është ajeti më madhështor në Kuran. Surja El-Ikhlas, vlera e së cilës është e barabartë me një të tretën e Kuranit, është quajtur surja El-Ikhlas (Sinqeriteti) pasi i përkushtohet tërësisht cilësive të Mëshiruesit. Ju mbase keni dëgjuar ndodhinë e atij sahabit të nderuar, të cilin profeti ﷺ e dërgoi në një ekspeditë. Ai i printe shokët e tij në namaz dhe në çdo rekat të namazit, pasi lexonte suren Fatiha, e pasonte atë me el-Ikhlas. Ky veprim i tij iu duk i papranueshëm shokëve të tij dhe për këtë shkuan te profeti ﷺ dhe i treguan se ç’kishte ngjarë. Profeti ﷺ tha: “Pyeteni atë se përse vepron ashtu?” Sahabët shkuan tek ai dhe e pyetën. Ai u përgjigj: “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Ky pra ishte shkaku. “Pasi në të ka cilësi të Mëshiruesit dhe unë e dua Mëshiruesin.” Sahabët shkuan te profeti ﷺ dhe i përmendën përgjigjen e shokut të tyre. Ai ﷺ tha: “Lajmërojeni atë se dashuria që ai ka për Të e futi në xhenet.”
Këtu përftohet një dobi madhështore, pasi kuptojmë se dashuria karshi emrave dhe cilësive, përkujdesja që ti tregon për to si dhe përpjekja jote për mësimin dhe kuptimin e tyre është një mundësi e përsosur për të hyrë në xhenet.
Pjesa e tretë prej llojeve të teuhidit është “teuhidi Uluhijeh”. Ky lloj teuhidi përbën edhe kuptimin e vërtetë të fjalës “La ilahe ilAllah – Nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut.”
Me teuhidin Uluhijeh është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me adhurim, përkushtimi i fesë vetëm Atij dhe refuzimi i idhujtarisë dhe idhujtarëve. Ashtu siç Allahu i Madhëruar thotë:
“E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, përveç se që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij.” (Bejine: 5)
“Medoemos se feja e vërtetë është vetëm për Allahun.” (Zumer: 3)
“Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: “Adhuroni vetëm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)!” (Nahl: 36)
“Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat: 56)
Ajetet që përmbajnë këtë kuptim janë të shumta. Me teuhidin Uluhijeh është për qëllim përkushtimi i fesë vetëm Allahut dhe veçimi i Tij me adhurim; pra, të mos adhurojmë askënd tjetër përveç Allahut, të mos i lutemi askujt tjetër përveç Allahut, të mos i kërkojmë ndihmë askujt tjetër përveç Allahut, të mos presim kurban për askënd tjetër përveç Allahut, të mos kërkojmë mbështetje, përkrahje, ngadhënjim dhe shpëtim nga askush tjetër përveç Allahut. Ashtu siç Allahu është i vetmi që na ka krijuar, na furnizon dhe përkujdeset për ne, ashtu edhe ne duhet që vetëm Atë ta veçojmë me adhurim. I Lartmadhëruari thotë:
“Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.” (Enbija: 92)
Pra, ashtu siç Ai është i vetmi Zot, i pa ortak në zotërimin e Tij, ashtu edhe ju vetëm Atë adhuroni. Ashtu siç Ai nuk ka ortak në krijim, furnizim, në dhënien e jetës, përcaktimin e vdekjes dhe sistemimin e çështjeve, ashtu edhe gjatë adhurimit nuk duhet t’i shoqërohet ortak. A është e logjikshme që Ai të krijoi e tjetërkush të adhurohet?! A është e logjikshme që Ai të furnizoi, ndërsa furnizimi të kërkohet prej dikujt tjetër?! Ai është i Cili shëron dhe mbron, ndërsa shërimi të kërkohet prej dikujt tjetër?! I dërguari ﷺ në njërën prej lutjeve thotë:
“O Allahu im, Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen dhe më shëro, se Ti je Ai që shëron! S’ka shërim përveç se prej Teje!”
Ndërsa Ibrahimi ﷺ, miku i Allahut, prijësi i njësuesve tha:
“Dhe kur të sëmurem Ai më shëron.” (Shuara: 80)
Pra, me teuhidin Uluhijeh është për qëllim veçimi i Allahut të Madhëruar me përulje ndaj Tij, nënshtrim, bindje, adhurim, namaz, haxh, lutje, kurban, betim si dhe me të gjitha bindjet dhe adhurimet e tjera. Ndërsa “adhurimi” është term i përgjithshëm i cili përfshin çdo gjë që Allahu do dhe është i kënaqur prej saj, qoftë ajo fjalë apo vepër, e dukshme apo e fshehtë. Adhurimi është e drejtë absolute e Allahut të Madhëruar. Kush ia përkushton adhurimin dikujt tjetër përveç Tij, ai i ka shoqëruar ortak Allahut të Madhëruar.
“Mos merrni asgjë prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin), as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve, as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin, as nga banorët e Horasanit në lidhje me irxhanë, as nga banorët e Mekës në lidhje me marrëdhëniet tregtare dhe as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën. Mos merrni asgjë prej tyre në lidhje me këto gjëra!”
Imam Salih el-Feuzan (Allahu e ruajt) në lidhje me fjalën e autorit: “Mos merr prej banorëve të Kufes në lidhje me rafdin (refuzimin) asgjë” thotë se arsyeja është se shumica e Shiave kanë dalë prej Kufes, prandaj mos merrni asgjë nga medhhebi i tyre, nga hedhja baltë mbi sahabët si dhe ekstremizmi i tyre në lidhje me ehlul bejtin. Fjala e autorit: “as nga banorët e Shamit në lidhje me ngritjen e armëve” duket sikur thotë që shumica e Khauarixhëve janë prej banorëve të Shamit. Fjalët “ngritje e armëve” d.m.th. dalje kundër prijësit si dhe luftim dhe vrasje e muslimanëve. Porse kjo gjë duhet parë, pasi Khauarixhët kanë dalë nga Iraku dhe jo Shami, por ndoshta autori ka pasur për qëllim luftën e tyre kundër Aliut (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). Fjala e autorit “as nga banorët e Basrës në lidhje me kaderin” ka kuptimin se ky medhheb ka lindur në Basra, ashtu si edhe Sufizmi. Fjala e autorit “as nga banorët e Medinës në lidhje me muzikën” do të thotë se ka prej tyre që e lejojnë muzikën dhe nuk shohin ndonjë problem në të, prandaj mos merr prej tyre në lidhje me këtë asgjë.
[133] Nëse sheh ndonjë person që e do Ebu Hurejrën, Enes ibn Malikun dhe Usejd ibn Khudarin, atëherë dije se ai është sunnij inshaAllah. Nëse sheh ndonjë person që e do Ejjubin, Ibn Aunin, Junus ibn Ubejdin, Abdullah ibn Idris el-Eudijjen, Esh-Sha’bin, Malik ibn Miguelin, Jezid ibn Zurai’n, Muadh ibn Muadhin, Uehb ibn Xheririn, Hammad ibn Selemeh, Hammad ibn Zejdin, Malik ibn Enesin, Euzain dhe Zaideh ibn Kudamen, atëherë dije se ai është sunnij. Nëse sheh dikë që e do El-Haxh ibn el-Minhalin, Ahmed ibn Hanbelin dhe Ahmed ibn Nesrin dhe i përmend ata për mirë dhe flet me fjalët e tyre, atëherë dije se ai është sunnij.
[134] Nëse sheh dikë të ulet me ndonjë prej pasuesve të epshit, atëherë tërhiqja vërejtjen për të dhe bëja të qartë. E nëse vazhdon të ulet me të pasi i është bërë e qartë, atëherë ruaju prej tij sepse ai është ndjekës i epshit.
[135] Nëse dëgjon ndonjë person të cilit i shkon me ndonjë ether (gjurmë nga profeti apo shokët e tij), kurse ai nuk e do (pranon) atë por do vetëm Kuranin, mos kij aspak dyshim se ky person ka në brendësinë e tij zendeka (mohim), prandaj ngrihu prej tij (mos rri me të) dhe lëre atë.
[136] Dije se të gjitha epshet dhe dëshirat vetjake janë të këqija, ngase që të gjitha bëjnë thirrje për kryengritje të armatosur, por më të këqijat dhe më mohueset janë ato të Rafidive, Mutezilive dhe Xhehmive sepse këta dëshirojnë që njerëzit të mohojnë (emrat dhe cilësitë e Allahut) dhe të dalin prej fesë.
[137] Dije se kush e cenon apo ia ul vlerën ndonjërit prej shokëve të Muhamedit ﷺ, dije se ai ka pasur për qëllim me këtë Muhamedin ﷺ dhe e ka lënduar atë në varrin e tij.
[138] Nëse të bëhet e qartë nga ndonjë person diçka që ka lidhje me bidatin, atëherë tërhiq vërejtjen për të ngase ajo që nuk të bëhet e qartë është më e madhe se ajo që të shfaqet.
Shpjegimi
[138] Nëse të bëhet e qartë nga ndonjë person diçka që ka lidhje me bidatin, atëherë tërhiq vërejtjen për të ngase ajo që nuk të bëhet e qartë është më e madhe se ajo që të shfaqet.
Autori (El-Berbahari), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Shembulli i bidatçinjve është si shembulli i akrepit, i cili e fsheh kokën dhe trupin në dhe, por lë jashtë vetëm bishtin e tij dhe kur i jepet mundësia të pickon. Po kështu është puna edhe me bidatçinjtë, ata qëndrojnë të fshehur mes njerëzve dhe sapo t’u jepet mundësia, e shfaqin atë që duan.” Tabakatul-Hanabileh (2/44) dhe Minhexhul Ahmed (2/37).
[139] Nëse sheh ndonjë person prej pasuesve të sunnetit që shkon në rrugë të keqe, që bën gjynahe e mëkate, është i humbur, mirëpo është ndjekës i sunnetit, shoqërohu dhe qëndro me të ngase nuk të dëmton gjynahu i tij. E nëse sheh ndonjë person që është adhurues i përkushtuar edhe pse duket si asket dhe shumë i zjarrtë në adhurim por është pasues i epshit dhe i emocionit, mos u ul me të, mos qëndro me të, mos i dëgjo fjalët e tij dhe mos ec me të në rrugë sepse unë nuk jap siguri që ty nuk do të të pëlqejë rruga e tij dhe kështu do të shkatërrohesh bashkë me të. Junus ibn Ubejbi pa të birin që doli prej shtëpisë së një pasuesi të epshit dhe i tha: -O biri im, prej nga erdhe? Djali tha: -Nga filani. Ubejbi i tha: -O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit është më e dashur për mua sesa të të shoh duke dalë prej shtëpisë së filanit. Sikur ta takosh Allahun si imoral, hajdut, i prishur dhe tradhtar është më e dashur për mua sesa ta takosh Atë duke qenë me fjalën e filanit apo të filanit.” A nuk e sheh se Junus ibn Ubejbi e dinte se hermafroditi nuk ia humb djalit të tij fenë, kurse pasuesi i bidatit e humb atë derisa të mohojë?!
Shpjegimi
”Djali tha: -Nga filani.”
Është fjala për Amr ibn Ubejdin, Shejkhun e Mutezilëve.
”Hermafroditit.”
Personi i cili nuk është as mashkull dhe as femër, ka lindur i tillë.
”O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit.”
Imam Salih el-Fezan (Allahu e ruajt) në lidhje me fjalën e autorit: ‘O biri im, të të shoh duke dalë prej shtëpisë së hermafroditit është më e dashur për mua sesa të të shoh duke dalë prej shtëpisë së filanit’, thotë se është për qëllim me këtë që të mos ulesh me ndjekësit e bidatit. Sikur ti të dilje prej shtëpisë së ndonjërit prej pasuesve të sunnetit por gjynahqar, është më e lehtë (dhe shumë herë më e mirë) sesa të ulesh me ndonjë bidatçi. Kjo është ajo për të cilën Junus ibn Ubejbi paralajmëroi të birin, i cili ishte ulur me Amr ibn Ubejdin, i cili ishte koka e Mutezilive. Qëndrimi i djalit të tij me muslimanin sunnij që ka ndonjë mangësi në fenë e tij është më e mirë dhe e dëmton më pak sesa qëndrimi me bidatçiun. Për sa i përket mësimit, është më parësore që nuk duhet mësuar prej pasuesve të epshit dhe bidatit. Duhet të mësosh prej pasuesve të sunnetit, nga dijetarët e pasuesve të sunnetit, dijetarët e akides së saktë, ashtu siç ka thënë Muhamed ibn Sirini (Allahu e mëshiroftë): “Kjo dije është fe, prandaj shikoni se nga e merrni fenë tuaj.”
[140] Kujdes! Kujdes nga njerëzit e kohës tënde në veçanti dhe shiko se me kë ulesh, nga kush dëgjon e me kë shoqërohesh, sepse vërtet duket sikurse njerëzit janë në dezertim nga feja përveç atyre që Allahu i ka ruajtur.