Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sherhu es-Sunneh 31-40

Ebu Muhamed el-Hasen ibn Ali ibn Halef el-Berbahari (i lindur në v. 253 h)

Burimi: Sherhu es-Sunneh

Me komentet e imam Feuzanit marrë nga libri i tij “Itihaful karij bitalikati ala Sherhis Sunneh”, dhe të alameh Ahmed en-Nexhmit nga libri i tij “Irshadu es Sarij”, dhe me komente të alameh Abdul-Aziz er-Raxhihit dhe disa dijetarëve të tjerë

 www.perlatmuslimane.com

Imam Barbahari ka thënë:

[31] Lejohet vrasja e Khauarixhëve nëse ata luftojnë kundër muslimanëve dhe rrezikojnë jetën, pasuritë dhe familjet e tyre. Pasi përfundon beteja, nuk duhen ndjekur, nuk keqtrajtohen të plagosurit e tyre, nuk lejohet hakmarrja ndaj tyre, nuk vriten robërit dhe nëse dikush prej tyre zmbrapset dhe nuk lufton, nuk duhet ndjekur.

Imam Feuzani (Allahu e ruajt) ka thënë: “Medhhebi i tyre është se ata as nuk i përmbahen sunnetit e as xhematit. Ata nuk i binden prijësit, dhe ata e konsiderojnë çështje fetare rebelimin kundër tij. Ata besojnë se kryengritjet dhe revoltat i përkasin çështjeve fetare, ndryshe nga ajo që i dërguari urdhëroi lidhur me obligimin e bindjes dhe atë që Allahu ka urdhëruar në deklaratën e tij:

“O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju.” (4:59)

Khauarixhët janë ata që duan të përçajnë xhematin e muslimanëve, duan të rebelohen dhe e deklarojnë atë që kryen një mëkat të madh të jetë kafir. Ai që kryen një mëkat është për shembull ai që bën zina, vjedh apo pin alkool. Ata thonë se ai është kafir, ndërsa Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati thonë se ai është “musliman me iman jo të përsosur” dhe emërtojnë atë si mëkatarë i cili është muslim. Ai është pra është “besimtarë me imanin e tij, mëkatar me mëkatin e tij të madhë”, sepse ai nuk del nga Islami përveç për shkak të shirkut apo diçka tjetër që e njohur se ajo e anulon Islamin. Ndërsa lidhur me mëkatet që nuk janë shirk, ata nuk e nxerrin personin nga imani, edhe në qoftë se ata do të jenë nga mëkatet e mëdha.

Allahu (te ala) ka thënë:

”Pa dyshim se Allahu nuk fal t’i bëhet Atij ortak dhe përveç këtij (mëkati) fal kë të dojë. Ai që i bën ortak Allahut ka trilluar një mëkat të madh.” (4:48)

Khauarixhët thonë: “Ai që kryen një mëkat të madh është kafir. Allahu kurrë nuk do ta fal atë dhe ai do të qëndrojë në zjarr përgjithmonë.” (Lamhah en el-Firak edh-Dhalah, fq. 35-38)

Seid bin Xhaman ka thënë: “Unë shkova tek Abdullah ibn Ebi Aufa i cili ishte i verbër. E përshëndeta atë dhe ai më tha: “Kush je ti?” I thashë: “Unë jamë Seid bin Xhamhan.” Dhe ai tha: Çfarë bëri babai yt?” Unë u përgjigja: “Azarikah [një sekt i Khauarixhëve] e mbytën atë.” Atëherë ai tha: “Allahu i mallkoftë Azarikaht. Allahu i mallkoftë Azarikaht. I dërguari i Allahut na tha se ata janë qentë e xhehnemit.”  Atëherë unë thashë: “Vetëm Azarikah ose të gjithë Khauarixhët?” Ai tha: “Të gjithë Huuarixhët.” (Transmeton Imam Ahmedi. Imam Albani e shpalli hasen në “Dhilal-ul-Xhennah”, fq. 523)

 [32] Dije, Allahu të mëshiroftë, se nuk ka bindje ndaj krijesës duke bërë mëkat ndaj Allahut të Lartmadhëruar. Për dikë që është musliman nuk dëshmohet për punë të mirë apo të keqe, pasi ti nuk e di si do të jetë mbyllja e jetës së tij. Ti mund të shpresosh të mirën për të dhe t’i druhesh së keqes, por nuk mund ta dish se çfarë do t’i ndodh atij në momentet e vdekjes në lidhje me pendimin tek Allahu dhe se çfarë mund të bëjë Allahu me të në ato momente, nëse ai vdes në Islam. Shpreso për të mëshirën e Allahut dhe druaj për gjynahet që ka bërë, por nuk ka ndonjë gjynah për të cilin të mos ketë pendim.

[33] Gurëzimi është i vërtetë.

Shpjegimi

”Gurëzimi është i vërtetë.”

E ka nxjerrë Bukhariu (6830) dhe Muslimi (1691) prej hadithit të Ibn Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata), se ka thënë: “Umer ibn Khatabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë, ndërkohë që ai ishte ulur mbi minberin e të dërguarit të Allahut :

“Me të vërtetë Allahu e dërgoi Muhamedin ﷺ me të vërtetën dhe i zbriti atij Librin. E prej asaj që iu zbrit atij është edhe ajeti i gurëzimit…”

[34] Dhënia mes’h mbi meste është sunnet.

[35] Shkurtimi i namazit në udhëtim është sunnet.

Shpjegimi

”Shkurtimi i namazit në udhëtim është sunnet.”

Transmetohet nga Ibn Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) se ka thënë:

“E kam shoqëruar të dërguarin ﷺ në udhëtim dhe ai nuk shtonte më shumë se dy rekate. Po kështu bënte edhe Ebu Bekri, Umeri dhe Uthmani.” Mutefekun alejhi.  Transmetohet nga Jeala ibn Umeje se ka thënë: “I thashë Umer ibn Khatabit: (Allahu thotë): “Nuk përbën ndonjë gjynah për ju që ta shkurtoni namazin, nëse frikësoheni nga sprovimi i atyre që nuk kanë besuar…” Po tani që njerëzit janë të sigurt (a ta shkurtojnë namazin)?! Umeri tha: “Edhe unë u çudita me atë që u çudite ti dhe pyeta të dërguarin e Allahut për këtë e ai tha:

“Ajo është sadaka të cilën Allahu ua ka dhënë juve, prandaj pranojeni sadakanë e Tij.”

[36] Po ashtu edhe agjërimi në udhëtim; kush dëshiron agjëron dhe kush do nuk agjëron.

Shpjegimi

E ka nxjerrë Bukhariu (1943) dhe Muslimi (1121) prej hadithit të Aishes, gruas së profetit , të cilën e pyeti Hamza ibn Amr el-Eslemi në lidhje me agjërimin në udhëtim. E ai i tha atij:

“Nëse dëshiron agjëro dhe nëse nuk dëshiron mos agjëro.”

[37] Nuk ka problem namazi (i falur) me serauil.

Shpjegimi

Për sa i përket hadithit që ndalon nga falja me serauil, ky hadith nuk saktësohet nga profeti . Shih Lisanul Mizan (2/317) dhe Silsiletu ed-Daifeh (4721) të shejkh Albanit (Allahu e mëshiroftë).

[38] Nifaku është të shfaqësh Islamin dhe të fshehësh kufrin.

[39] Dije se dynjaja është vendi i besimit dhe Islamit dhe se populli i Muhamedit ﷺ përbëhet nga besimtarë muslimanë në ligjet që zbatohen mes tyre, në trashëgimi, therje dhe në namazin e xhenazeve të tyre. Mos dëshmo për askënd se ka besimin e plotë derisa të zbatojë të gjitha ligjet e Islamit. Nëse lë mangët diçka prej saj, ai nuk e ka besimin e plotë derisa të vdesë, kurse të vërtetën e besimit të tij e di vetëm Allahu i Madhëruar; nëse është me besim të plotë apo të mangët, përveç në rastet kur të bëhet e qartë braktisja që ai u bën dispozitave të Islamit.

 [40] Namazi i xhenazes për personin që vdes musliman është sunnet; qoftë për atë që gurëzohet, imoralin dhe imoralen, atë që vret veten e të tjerë, si i dehuri etj. Pra, falja e namazit të xhenazes së tyre është sunnet.

Shpjegimi

Siç transmetohet se profeti gurëzoi Maiz ibn Malik el-Eslemin dhe El-Gamidijen për shkak se kishin bërë imoralitet dhe pastaj ua fali atyre namazin e xhenazes. Hadithin e ka nxjerrë Muslimi në Sahihun e tij (1695). Po ashtu hadithin e Maizit e ka nxjerrë Bukhariu (5271) dhe Muslimi (1691) prej hadithit të Ebu Hurejrës (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), Muslimi (1692) prej hadithit të Xhabir ibn Sumerah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), Bukhariu (6824) dhe Muslimi (1693) prej hadithit të Ibn Abbasit (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata), Muslimi (1694) prej hadithit të Ebi Seid el-Khudrij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij). 

Shpërndaje: