Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)
Burimi: el-Ibaneh, fq. 455-458
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Argmente të tjera për këtë janë fjalët e Allahut (azze ue xhel):
اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ
”Allahu është drita e qiejve dhe e tokës.” 1
Ai e quajti veten dritë. Sipas umetit drita mund të ketë dy kuptime:
1 – Dritë që dëgjohet.
2 – Dritë që shihet.
Ai që pohon se Allahu dëgjohet dhe nuk shihet, ka gabuar me mohimin se Allahu shihe, ka përgënjeshtruar Librin e Tij, dhe fjalët e profetit të Tij (salAllahu alejhi ue selem)2.
Dijetarët kanë transmetuar se Abdullah bin Abasi (radijAllahu anhume) ka thënë:
“Meditoni në krijesat e Allahut dhe mos mendoni në Allahun (azze ue xhel). Distanca në mes të kursisë së Tij dhe qiellit është 1000 vjet dhe Allahu (azze ue xhel) është mbi të.” 3
Një tjetër argument është se dijetarët transmetojnë nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) i cili tha:
“Këmbët e robit nuk do të lëvizin kur ai qëndron para Zotit të vet, derisa ai të pyesi për katër gjëra; për jetën e tij dhe se si ai e kaloi atë, rininë e tij dhe se si e ka kaloi atë, pasurinë e tij dhe se si ai e fitoi atë dhe ku ai e ka shpenzuar atë, dijen e tij dhe se si ai e ka praktikuar atë.” 4
Dijetarët kanë transmetuar gjithashtu se një njeri erdhi me një robëreshë të zezë tek i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe tha:
“O i dërguari i Allahut! Unë dua që ta lirojë atë si shpagim. A më lejohet që ta bëjë këtë?” Ai e pyeti: “Ku është Allahu?” Ajo u përgjigj: “Mbi qiell.” Ai e pyeti: “Kush jam unë?” Ajo u përgjigj: “Ti je i dërguari i Allahut.” Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Liroje atë. Ajo vërtetë është besimtare.” 5
Kjo dëshmon se Allahu (azze ue xhel) është mbi arsh, mbi qiell6.
1 24: 35.
2 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
“E njëjta gjë vlen edhe për argumentin e tij për lartësimin e Allahut se Allahu është dritë, e cila kërkon që Ai të shihet. Shikimi në Të sugjeron lartësimin e Tij. Të folurit e El-Esh’ariut për shikim dhe lartësimin sugjeron se ato janë të lidhura me njëra-tjetrën. “(Bejan Telbis-ul-Xhehmijjeh (4/462))
3 Ebush-Shejkh (1/212), Ibn Batah (2331), el-Bejhaki në “el-Esma ues-Sifat” (2/46) dhe el-Asbahani në “et-Targhib uet Tarhib” (1/388 ).
4 Transmetuar nga el-Bejhaki nëpërmjet Muadh bin Xhebelit dhe Tirmidhiut (2417) nga Ebu el-Barzah Aslami me formulimin “trupin e tij” në vend të “rinisë së tij”. Shih “Sahih-ut Targhib uet Terhib” (1/126)).
5 Muslimi (537), Ebu Davudi (930), Nesai (3/13), Maliku (2/776), Ibn Ebi Asim (479), el-Bejhaki, fq. 422, Ahmedi (5/447), Ebu Davud et-Tajalisi (1105) dhe Ibn Khuzejmeh në “et-Teuhid” fq. 121
6 Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:
“Ai argumentoi me këtë hadith, në të cilin pyetet se ”ku është Allahu” për të argumentuar se Allahu është mbi qiell. Kështu ne e dimë se ai nuk e ndalon këtë pyetje. Përkundrazi, ai e pohoi atë dhe i qortoi ata të cilët keqinterpretojnë ngritjen e Allahut mbi arsh me pushtet, dominim, aftësi dhe gjëra të tjera të cilat që përfshijnë edhe arshin dhe çdo gjë tjetër. Ai theksoi se ngritja është specifike mbi arsh dhe se Ai është mbi arsh, jo vetëm se ndodhi diçka mbi arsh pa qenë Allahu mbi të. “(Bejan Telbis-ul-Xhehmijjeh (1/135))