Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (42)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20majd%20%20%2026%20-02%20-%201437-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë kuptimi kanë fjalët e Allahut (subhanehu ue te ala):
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ
”Shikimet e njerëzve nuk mund ta përfshijnë Atë, ndërkohë që Ai i arrin shikimet e të gjithëve. Ai është Bamirës i pakufi dhe di çdo gjë.” 1?
Përgjigje: Ato nuk e përfshijnë Atë edhe pse ata e shohin Atë. Besimtarët do ta shohin Allahun në Ditën e Gjykimit pa e përfshirë Atë. Mohimi i përfshirjës nuk do të thotë mohim i shikimit:
لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ
”Shikimet e njerëzve nuk mund ta përfshijnë Atë…”
Ata nuk e përfshijnë Atë edhe pse ata e shohin Atë.
1 6:103