Imam Uthman bin Said ed-Darimi (v. 280)
Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 123-124
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Tani, në qoftë se ju do ta interpretoni dorën e Allahut si furnizim i Tij, a është e saktë të thuhet se fjalët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem):
“Në Ditën e Gjykimit Allahu do palos qiejt në dorën e Tij të djathtë.”
a do të thotë kjo se Ai do ti palos ato në furnizimin e Tij të djathtë?
Apo se fjalët e tij (salAllahu alejhi ue selem):
“Në Ditën e Gjykimit, ata që gjykojnë drejtë, do të jetë në stola të nga drita në të djathtë të dorës së Mëshirshmit (Azze ue Xhel) dhe të dyja duart e Tij janë të djadhta.”
A do të thotë se të dy furnizimet e Tij janë të djathta? Kjo është aq e neveritshme dhe devijuese që mund të jetë. Përveç kësaj, interpretimi është edhe më qesharak dhe i pakapshëm. Asnjë arab ose jo-arab nuk kanë thënë kështu para teje.
Apo se fjalët e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem):
“Sadakaja bie në duart e Allahut para se të bie në duart e lypësit.”
a do të thotë se ajo bie në dhuntitë e Allahut?
Apo se fjalët e Ebu Bekrit:
“Allahu krijoi krijesat e Tij në grushtin e Tij.”
A do të thotë se Ai e krijoi krijesat e Tij në begatinë e Tij dhe u tha atyre në begatinë e djathtë “Hyni në xhenet” dhe me madje edhe atyre në begatinë tjetër.” Hyni në xhehnem”?
Apo se fjalët e Ibn Umerit:
“Allahu ka krijuar katër gjëra me dorën e Tij dhe çdo gjëje tjetër Ai i ka thënë “Bëhu!” dhe ajo u bë.”
A do të thotë se katër gjërat u krijuan me begatinë e Allahut dhe furnizimin e Allahut, ndërsa çdo gjë tjetër është krijuar pa begatinë dhe furnizimin e Tij?
El-Marisi! Ti e di se këto interpretime janë të mbrapshta, krejtësisht të paarsyeshme dhe pranohen vetëm nga njerëzit injorantë.