Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

53.Sulmi i Muhamed Sururit në librat e besimit

Alameh Zejd bin Muhamed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 67-68

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Se vëllai Muhamed Surur është i detyruar të pendohet për sulmet e tij të shëmtuara ndaj teksteve të Kuranit që kanë të bëjnë me besimin, e cila është baza e fesë, shtylla dhe litari i saj i fortë. Është e njohur se Muhamedi Surur ka thënë në disa nga librat e tij:

“Tekstet e besimit Islame janë të neveritshme”. Ndërsa është e ditur se tekstet e besimit janë marrë nga Kurani dhe sunneti, pra janë marrë nga Allahu të përcjella nëpërmjet të të dërguarit. D.m.th me këtë sulm ndaj teskteve të Kuranit dhe sunnetit, ai ka devijuar një devijm të madh i cili e hidhëron Allahun dhe robërit e Tij.

Kjo është dënuar dhe refuzuar nga studentët Selefi dhe në veçanti nga shejkhu fisnik dhe myftiu i Arabisë Saudite Abdul-Aziz bin Bazi (rahimehullah) të cilit iu shtrua pyetja e mëposhtme:

Pyetje: Autori i librit “Menhexh-ul-Enbija fid-Dauah ila Allah”, ka thënë:

“Unë kam lexuar librat që kanë të bëjnë me besimin dhe e kuptova se të gjitha janë të neveritshme sepse ato përbëhen vetëm prej haditheve, teksteve dhe dispozitave.”

Çka thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Ky është një gabim shumë i madh. Të gjitha janë të neveritshme? E lus Allahun të na ruaj nga kjo. Librat korrekte të besimit nuk janë aspak të neveritshme. Në to citohet Allahu dhe i dërguari i Tij. Nëse ai beson se Kurani dhe sunneti janë të neveritshme kështu që thënia e tij është dalje nga Islami. Është e neveritshme që t’ia kthesh shpinën fesë së Allahut. Kjo është e neveritshme. Është e neveritshme që t’ia kthesh shpinën fesë së Allahut, dhe të braktisësh praktikimin e librit të Allahut. Nga ana tjetër kalimi i kufijve është ekstremizëm. I neveritshëm është ai që ia kthen shpinën Allahut dhe fesë së Tij, jo ai që shkruan për besimin, i thërret njerëzit në besimin e vërtetë dhe në metodologjinë e selefëve. Kjo nuk është e neveritshme. Kjo është feja e profetëve. Kjo është metodologjia profetike në thirrje në fenë e Allahut; besimi i vërtetë duhet të sqarohet, dhe duhet të paralajmërohet ndaj atij që e kundërshton atë.

Thënia e tij është një deklaratë e sëmurë.

Pyetje: Cili është gjykimi mbi shitjen e këtij libri?

Përgjigje: Nëse kjo thënie gjendet në të, atëherë nuk lejohet shitja e tij. Është e detyrueshme që të griset ky libër nëse kjo thënie gjendet në të2.

Shejkh dhe alameh Salih el-Feuzan u pyet në lidhje me thënien e njëjtë, ai u përgjigj si shejkhu fisnik Abdul-Aziz bin Baz dhe tha se autori është i paditur në lidhje me tekstet e Kuranit sepse ai është një njeri i ideologjive dhe jo një njeri i cili i kupton tekstet e Kuranit dhe sunnetit. Ai paralajmëroi kundër këtyre njerëzve që përcaktojnë veten si imamë dhe orientues të thirrësave që hartojnë metodologjinë e tyre. Këta njerëz janë në të vërtetë injorant në lidhje me çështjet bashkëkohore, si në aspektin e mjeteve ashtu edhe lidhur qëllimet e tyre. Pos kësaj, kjo thënie u dënua dhe u refuzua nga të gjithë pasuesit botërore të sunnetit dhe Selefizmit.


1 Menhexh-ul-Enbija fid-Daueti ila Allah, fq. 8.

2 Ligjërata “Afat-ul-Lisan”, 29/12-1413, në et-Taif.

Shpërndaje: