Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Të folurit e Allahut është i dëgjueshëm

Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami

Burimi:Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 110-111

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) u ngrit lart në qiell ku ai u obligua me pesë namazet. Kjo ngritje dhe obligimi i namazit ndodhi mbi qiellin e shtatë, pranë ose tek pema e fundit. Ai u ngritë aq lart saqë dëgjoi zërin e lapsave me të cilët engjëjt shkruajnë kaderet. Ai mbërriti aty vetë, pasi që Xhibrili ishte ndalur tek pema e fundit. Xhibrili nuk e kaloi atë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) pra ishte i vetëm në atë vend. Zoti i tij i foli atij drejtpërsëdrejti, pa Xhibrilin si ndërmjetësues. Ai foli me të dhe e lejoi atë të dëgjojë zërin e Tij. Atë natë dhe në atë moment, kur namazi u bë i detyrueshëm, i dërguari ynë (salAllahu alejhi ue selem) e dëgjoi fjalën e Allahut direkt.

Kjo është një nga argumentet se Allahu flet me zë të dëgjueshëm dhe se Ai ka zë. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dëgjoi të folurit e Allahut me zërin e Tij atë natë dhe ai e bëri këtë pa ndonjë ndërmjetës. Të gjithë profetët të cilëve Allahu u flet e dëgjojnë zërin e Tij. Unë gjithmonë e përsëris këtë për të refuzuar Esharitë të cilët pretendojnë se të folurit e vërtetë të Allahut as nuk përbëhet nga germat apo zë, dhe se kjo është vetëm një domethënie e brendshme. Ata pretendojnë se kur të folurit e Tij është në gjuhën arabe ai është Kuran, kur ajo është në gjuhën siriake është Ungjill dhe kur është në hebraisht është Teurat. Sikur ta dija kush e përkthen e fjalën e Tij në të. Kush është ai që i përkthen në të gjitha këto gjuhë? A është Xhibrili apo Muhammedi (salAllahu alwjhima ue selem)? A ka dikush që e di se çfarë ka në Allahun në mënyrë që ai të mundet ta bëjë këtë përkthim?

Sikurse këta njerëz të kishin menduar madje pak, nuk do të ishin deklaruar në këtë mënyrë. Por bëhet fjalë për një besimi që është i bazuar në pasim të verbër. Një shejkh e pason një shejkh tjetër verbërisht dhe tjetri vepron këtë me shejkhun tjetër dhe kështu me radhë. Një zinxhir i pasimit të verbër. Nuk ka asnjë argument për atë që thonë ata.

Shpërndaje: