“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Të kuptuarit e Cilësive të Allahut – Imam Ahmedi

Imam Ahmed bin Hanbel dhe Is´hak bin Rahojah 

Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed bin Hanbel ue Is´hak bin Rahojah (2/535)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është pyetur Imam Ahmedi (v. 241) në lidhje me hadithet:

”Zoti ynë zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, kur mbetet një e treta e natës.”

”Ata do ta shohin Zotin e tyre (azze ue xhel).”

”Mos mallko fytyrën e dikujt, se me të vërtet Allahu krijoi Ademin në pamjen e Tij.”

”Zjarri u ankua tek Zoti i tij (azze ue xhel) derisa Allahu vuri këmbën e Tij mbi të.”

”Musai (alejhis-selam) e goditi Engjëllin e vdekjes.”

Imam Ahmedi ka thënë: ”Të gjitha këto hadithe janë autentike.”

Is´hak bin Rahojah (v 238 ) ka thënë: ”Të gjitha këto janë autentike dhe ato mohohen vetëm nga një novator ose nga një person shkurt-pamës.”

Shpërndaje: