Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Bab El-Lika El-Maftuh (5 A)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Çfarë mendoni për disa njerëz që luten me këto fjalë: “O mirësia e Allahut, o fytyra e Allahut!”?
Përgjigje: Nëse ai vetëm thotë: “O mirësisa e Allahut” Pa iu lutur asaj për mirësi, sikur të thotë: ”O mirësia e Allahut, ji e mirë me mua”, kështu që kjo lejohet sepse thirrja: ”O” është një dëshirë, d.m.th me këtë ai dëshiron mirësinë e Allahut.
Dhe nëse ai thotë: “O fytyra e Allahut!”. Ai ka për qëllim Allahun -azze ue xhel-. Është e mundur të përmendet fytyra e Allahut ndërsa ka për qëllim Allahun.
Allahu -te ala- ka thënë:
“E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim.” Er-Rrahman, 55:27
Pasi që fytyra e Allahut mund t’i referohet vetë Allahut, ndërsa fytyra e Allahut pohohet si fytyrë e vërtetë, kështu që është e saktë të thuhet “O fytyra e Allahut!” dhe t’i lutet Allahut -azze ue xhel-.
Mirësia e Allahut është një prej cilësive të Tij. Të thuhet: “O mirësia e Allahut” në shpresën e arritjes së saj është e lejueshme. Ndërsa nuk lejohet t’i lutesh asaj cilësie dhe të thuash: “O mirësia e Allahut, ji e mirë ndaj meje, më fal mua”.
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë se ka konsensus se është kufër që t’i lutesh një prej cilësive të Allahut.