Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 47
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pavarësisht se verbëria dhe mashtrimi i tyre (Shiitëve) është zbuluar dhe janë të qarta për të gjithë ata që me të vërtetë e kërkojnë të vërtetën, por megjithatë gjendja e Rafidave është ende e paqartë për shumë prej udhëheqësve të Ikhuanu Musliminëve dhe sekteve të tilla. Prandaj, ata besojnë se Rafidat i përkasin dijetarëve të Islamit dhe muslimanëve. Ata i duan ata, janë miq me ta dhe bashkëpunojnë me ta me kriterin se “të gjithë janë të bashkuar në fundamentet Islame dhe se çdo mosmarrëveshje e mundur është vetëm në çështjet e fikhut të cilat mund të anashkalohen”. Sipas kësaj munden edhe dijetarët e Rafidave dhe të Ehl-us-Sunnetit të jenë së bashku dhe të punojnë së bashku kundër pushtetarëve të sotëm për t’i rrëzuar ata dhe për të shpallur kalifatin e drejtë, kështu tha një nga shkrimtarët më të mëdhenj të Ikhuanu Musliminëve dhe aktivist të ngjashëm hizbijun.
Unë nuk kam nevojë t’a bëj lexuesin që të lexojë më shumë se atë që kam bërë tashmë. Ajo që lexuesi megjithatë duhet ta dij është se si liderët e Ikhuanu Musliminëve dhe ata që janë si ta mendojnë në mënyrë që gjërat t’i qartësohen atij.