Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

75.Terroristët mohojnë terrorizmin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 106-107

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Grupi i dytë mohon terrorizmin dhe terroristët plotësisht dhe besojnë se që të dy termat janë shpikur nga jehudët, nasarat dhe imituesit e tyre në mesin e sekularistëve dhe njerëzve epshorë. Këta mohojnë terrorizmin në mënyrë ekstreme. Janë këta njerëz që janë sprovuar me organizata të rrjeteve sekrete dhe rekrutë sektarë kundër të gjithë pushtetarëve të botës Islame. Së pari, ata i akuzojnë ata me kufër ose padrejtësi sepse ata nuk gjykojnë me ligjin e Allahut. Pastaj ata i zbatojnë planet e tyre për t’i përmbysur ata në mënyra të ndryshme kaotike, duke përfshirë vrasjen e pushtetarëve dhe zyrtarëve qeveritarë dhe sulmet shpërthyese drejtuar kundër objekteve private dhe publike. Në këtë mënyrë ata pretendojnë se bëjnë hakmarrje dhe konspiracion partiak.

Këto veprime kanë shkaktuar kaos në shoqëri dhe kanë tronditur sigurinë. Njerëzit janë ekspozuar ndaj terrorizmit fizik si dhe ideologjik. Ka ndodhur jo stabilitet të cilin e shohin miqtë dhe armiqtë në këtë kohë, për shkak të veprimeve të mangëta nga largpamësia dhe dituria, dhe larg menhexhit të thirrjes në fenë e Allahut, të bazuar në udhëzimin profetik.

Studimet tregojnë se ky grup që mohon të gjitha llojet e terrorizmit është i shtyrë nga ligjet e importuara njerëzore të cilat i kanë themeluar liderët e tyre me gjithë kundërshtimet mes vete ata bashkohen në dëshirën për të rrëzuar të gjitha qeveritë arabe dhe Islame, që të jetë në gjendje që të shpallet sipas tyre një kalifat Islam i cili është premtuar para ditës së gjykimit. Sipas tyre ai nuk mund të ndodh në asnjë mënyrë tjetër. El-Ikhuan el-Musliminët kanë shpresa të mëdha se kalifati do të ringjallet me përpjekjet, luftën dhe metodologjinë e tyre. Ata e kanë sektin e tyre për më shumë se 70 vite. Ata ecin në rrugën e tyre të shtrembër, thërrasin në të, e mbështesin atë,  duan dhe urrejnë për të, në sekret dhe publikisht, kolektivisht dhe individualisht, burra dhe gra. Këto janë rregullat e kësaj metodologjie dhe kështu thonë teoricienët e saj.

Shpërndaje: