“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Themeli i dijes dhe i udhëzimit të vërtetë

Imam Ubejdullah bin Battah el-Ukbari (v. 387)

Burimi: esh-Sherh uel-Ibanah, fq. 48-49

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çdo gjë që është transmetuar nga dijetarët dhe përcjellur nga të besueshmit nga i dërguari i Allahut ﷺ, duhet të pranohet. Ajo duhet të pranohet me sinqeritet dhe të mos refuzohet me kundërshtime. Nuk duhet pritur me pyetje sikurse: “Pse?” ose “Si?” Ato nuk duhet të interpretohen me mendje, të krahasohen ose të shpjegohen në një mënyrë e cila ndryshon nga shpjegimi i të dërguarit të Allahut ﷺ apo nga një thënie e një dijetari, mendimi i të cilit është i saktë dhe i njohur. Shembuj të këtyre haditheve janë ato që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut dhe shikimin e Tij.

252 – Për shembull është transmetuar:

“Allahu (Azze ue Xhel) do të vë qiejt në një gisht dhe tokat në një gisht.” 1

253 – “Allahu (tebareke ue te ala) do të vendosë këmbën e Tij mbi të dhe xhehenemi do të thotë: “Mjaft, mjaft.”2

254 – “Zemrat e robërve janë mes dy gishtave të Mëshiruesit.” 3

255 – “… dhe Allahu (Azze ue Xhel) është mbi arsh.”

256 – “Arshi lëshon zëti si një shalë e re.” 4

257 – “Allahu (azze ue xhel) nxorri pasardhësit nga kurrizi i Ademit me dorën e djathtë – dhe të dy duart e Tij janë të djathta dhe të bekuara – dhe tha: “Ata do të hyjnë këtu dhe Unë nuk brengosem.” 5.

258 – “Fytyra nuk duhet të fyhet. Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Tij.” 6

259 – Profeti ﷺ ka thënë:

“Unë pashë Zotin tim në këtë dhe këtë pamje…”

Këto hadithe janë transmetuar nga sahabë të besueshëm dhe më pas nga dijetarët. Disa prej tyre janë Ibn Umeri, Aisha, Ebu Hurejre, Ibn Abasi, Xherir bin Abdil-lah dhe Enes bin Maliku (radijAllahu anhum).

260 – “Çdo natë zbret Allahu (tebarak ue te ala) poshtë në qiellin më të ulët.” 7

Asgjë nga ajo që përmendë nuk duhet të kundërshtohet me pyetje sikurse, “Si?” ose “Pse?” Ai duhet t’ia lë këtë aftësisë dhe besimit në të fshehurën. Kur arsyeja nuk kupton diçka, është dije e pastër dhe udhëzim i vërtetë që vetëm të besoshë në të dhe ti nështrohesh asaj. Të pranosh fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ është themeli i dijes dhe i udhëzimit të vërtetë. Këto hadithe dhe të ngjashme nuk duhet të krahasohen me asgjë. Ato nuk duhet të interpretohen me krahasime dhe analogji.


1 Bukhari (4811) dhe Muslimi (2786).

2 Bukari 2 (4848) dhe Muslimi (2846).

3 Ibn Maxheh (199). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (1685).

4 Darimi (2800).

5 Ahmedi (17087).

6 Bukhari (2560) dhe Muslimi (2612).

7 Bukhari (1145) dhe Muslimi (758).

Shpërndaje: