Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Thënia e Imam Malikut “ngritja (e Allahut mbi arsh) është e njohur

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Fetauah fil-Akideh uel-Menhexh dersi i tretë

Përktheu:  Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në thënien e Imam Malikut –رحمه الله- “Ngritja (e Allahut mbi arsh) është e njohur” (الاسنواء معلوم), a e ka për qëllim se është “e njohur” sepse është konfirmuar në Kur’an dhe në sunnet, apo çfarë ka për qëllim?

Përgjigje: Po, “e njohur (معلوم)” d.m.th. është konfirmuar në Kur’an e sunnet dhe se kjo shprehje është e njohur në gjuhën arabe. Ne kemi njohuri në lidhje me cilësitë e Allahut, por jo edhe veçoritë e atyre cilësive. Ne e dimë se çfarë do të thotë cilësi siç është dituria, fuqia, ngritje, vullnet, dëshirë e kështu me radhë. Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e atyre cilësive, përmes mësimeve Kur’anore dhe përmes kuptimit që ato kanë në gjuhën arabe duke i kuptuar ato ashtu siç i kanë kuptuar Selefët, ndërsa në lidhje me veçoritë e tyre, as ne e as dikush tjetër përveç Allahut nuk ka dituri në lidhje me to. Kjo është pjesë e asaj që Allahu ka fshehur në dijen e Tij.

Shpërndaje: