Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Sherh Kitab-it-Teuhid li Ibn Khuzejmeh (2)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Ekziston një hadith që thotë:
“Ti që sytë nuk mund të të shohin.”
Përgjigje: Ky hadith është i pabazë. Zakonisht përmendet nga disa predikues.
Pyetje: Et-Tabarani e ka transmetuar në “el-Mu’xhem el-Eusat”.
Përgjigje: Hadithi nuk është autentik. Sytë (njerëzit) me siguri që do ta shohin Allahun në ditën e gjykimit.
Pyetje: Atëherë si interpretohet kjo?
Përgjigje: Po të ishte hadithi autentik, interpretimi do të ishte se sytë (njerëzit) nuk mund ta shohin Allahun në këtë jetë. Pra po të kishte qenë autentik hadithi.