Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

93.Varri duhet të na motivojë në adhurim dhe në vepra të mira

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse robi reflekton me të kuptuarit e tij dhe e di se do të futet në këtë gropë dhe do t’i jepet ajo që ka punuar duhet t’i kushtojë rëndësi adhurimit dhe të bëj shumë vepra të mira. Ai duhet të dijë se veprimet e tij do t’i paraqiten të afërmve të tij të vdekur.

Ebu Derda -radijAllahu anhu- e kishte zakon të thoshte: “O Allah, më ruaj nga veprat me të cilat do të turpërohem para Abdullah bin Rauahas.”

E lusim Allahun që të na ruaj nga poshtërimi para të afërmve tanë të devotshëm dhe të mirë. Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga ekspozimi kur ne qëndrojmë para Atij që është më i drejtë se të gjithë krijesat. E lusim Allahun që të na udhëzojë në atë që Ai e do dhe është i kënaqur me të.

Muxhahidi -rahimehullah- ka thënë: “Besimtari merr myzhde për drejtësinë e birit të tij pas vdekjes së tij në mënyrë që ai (babai) të gëzohet.”

Shpërndaje: