Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Vendtubimet e njerëzve nga ana e Allahut

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi 

Burimi: “El-Muntaka minet-Tedhkirah”, fq. 157-159

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Tubimi i njerëzve bëhet në katër mënyra, dy në këtë jetë dhe dy në ahiret.

Tubimi i parë është përmendur në fjalët e Allahut (te’ala):

هُوَ الَّذِي أَخْرَجَ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ مِن دِيَارِهِمْ لِأَوَّلِ الْحَشْ

“Është Ai, që i nxori nga shtëpitë e tyre ata që nuk besuan midis ithtarëve të Librit në kohën e dëbimit të parë.” 1

Ez-Zuhrij ka thënë: “Ata i përkisnin atyre që kurrë nuk ishin përzënë nga shtëpitë e tyre. Por Allahu (azze ue xhel) kishte urdhëruar që ata të nxirren nga vendi i tyre në mënyrë që të mos dënohen në këtë jetë. Tubimi i parë në të cilën u tubuan njerëzit, ishte në Sham.”

Ibn Abasi (radijAllahu anhu) ka thënë: “Kushdo që dyshon në vendtubimin e Shamit, ai duhet të lexojë këtë ajet. Kjo, ngaqë profeti (salAllahu alejhi ue selem) u tha atyre:

أخرجوا ، قالوا : إلى أين ؟ قال : إلى أرض المحشر

“Dilni jashtë!” Ata thanë: “Ku?” Ai tha: “Në vendin e grumbullimit.” 2

Katade ka thënë: “Ky është vendi i parë i tubim.” 3

Vendi i dytë i tubimit përmendet në hadithin e transmetuar në Sahihun e Muslimit nga Ebu Hurajra (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

يحشر الناس على ثلاث طرائق ، راغبين و راهبين ، و اثنان على بعير و ثلاث على بعير ، و يحشر بقيتهم النار تبيت معهم حيث باتوا و تقيل معهم حيث قالوا ، و تصبح معهم حيث أصبحوا ، و تمسي معهم حيث أمسوا

“Do të tubohen njerëzit në tri grupe: ata që shpresojnë në shpërblimin e Allahut dhe i frikësohen dënimit të Tij, dy në një deve dhe tre në një deve. Pjesa tjetër do të mblidhen nga zjarri që fle natën kur ata flenë, fle në mesdite kur ata flenë, zgjohet në mëngjes kur ata zgjohen dhe e zë mbrëmja aty kur ata i zë mbrëmja.” 4

Katade ka thënë: “Tubimi i dytë është si shkak i një zjarr që mbledh njerëzit nga lindja deri në perëndim, i cili kalon natën ku ata kalojnë natën, pushon aty kur ata bien në gjumë në mbrëmje e në mesditë i cili zjarr e ha atë që mbetet prapa nga të tjerët.” 5

El-Kadi ‘Ijad ka thënë: “Ky tubim është në tokë dhe ndodhë pak para ndodhisë së Kiametit dhe kjo është shenja e saj e fundit, të cilën e ka përmendur Muslimi6 pasi kishte përmendur shenjat para Ditës së Gjykimit:

و آخر ذلك نار تخرج من اليمن ترحل الناس – تطرد الناس إلى محشرهم

“Dhe e fundit (nga shenjat) është një zjarr që do të dalë nga Jemeni; (në një transmetim shtohet) – i cili do t’i drejtojë njerëzit tek vendi i tubimit”.”

Ajo që dëshmon se ky zjarr do të ndodh para Ditës së Gjykimit janë fjalët e tij: “…që fle natën kur ata flenë, fle në mesdite kur ata flenë, zgjohet në mëngjes kur ata zgjohen dhe e zë mbrëmja aty kur ata i zë mbrëmja.”

Në transmetime tjera që nuk gjenden tek Muslimi, thuhet:

فإذا سمعتم بها فاخرجوا إلى الشام

“Kur keni dëgjuar për të, atëherë shkoni në Sham.”

Kjo do të thotë se, i urdhëron që të shkojnë në Sham para se të bezdisen nga ai.

Vendi i tretë i tubimit është në vendin në të cilin njerëzit do të presin llogaridhënien në Ditën e Gjykimit. Allahu (te’ala) ka thënë:

وَحَشَرْنَاهُمْ فَلَمْ نُغَادِرْ مِنْهُمْ أَحَدًا

“…dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.” 7

Vendi i katër i tubimit është kur ata të mblidhen në Xhenet dhe në Xhehenem. Allahu (te’ala) ka thënë:

يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَنِ وَفْدًا

“Ditën, kur do t’i tubojmë besimtarët te i Gjithëmëshirshmi, si të ftuar.” 8

D.m.th. mbi deve. Disa dijetarë thonë se kjo ka për qëllim sipas veprave të tyre. Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë se, një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:

يا رسول الله الذين يحشرون على وجوههم أيحشر الكافر على وجهه ؟ قال رسول الله صلى الله عليه و سلم : أليس الذي أمشاه على الرجلين قادر أن يمشيه على وجهه يوم القيامة 

“O i dërguari i Allahut! Në lidhje me ata që do të ringjallen duke ecur me fytyrat e tyre, a ringjallet jobesimtari në një gjendje të tillë?” Ai (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Ai i Cili i bëri njerëzit të ecin me këmbë, a nuk është në gjendje që t’i bëj ata të ecin me fytyrat e tyre në Ditën e Gjykimit?!” 9

Katade tha: “Kur ai e kuptoi këtë, tha: “Padyshim se mundet, pasha fuqinë e Zotit tonë.” 10


1 El-Hashr 59:2

2 Ibn Kethiri në Tefsirin e tij (4/333).

3 Ibn Kethiri në tefsirin e tij (4/333).

4 Muslimi (2861).

5 Xhami’ul-Bejan (28/29) nga Taberiu.

6  Muslimi (2901).

7 El-Kehf 18:47

8 Merjem 19:85

9  Muslimi (2806).

10 Bukhariu (4482).

Shpërndaje: