Imam Ebul-Hasan Ali bin Ismail el-Esh’ari (v. 324)
Burimi: Makalat-ul-Islamijjin (1/284-285)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mendimet lidhur me ata që i pohojnë vend Allahut:
1 – Disa thonë se Ai është një trup që nuk ka asnjë nga cilësitë e një trupi. Ai nuk është as i gjatë, as i gjerë as i thellë. Ai nuk përshkruhet me ngjyrë, shije, të ndjenjë apo ndonjë cilësi tjetër trupore. Ata thonë se Ai as nuk është në krijesa as mbi arsh përveç se ai është mbi arsh dhe mbi krijesa pa prekur dhe me një distancë të vogël mes tyre sa që Ai është mbi ta.
2 – Hisham bin el-Hakem tha se Zoti i tij është një vend pa vend të caktuar, vendi i tij është arshi. Ai pohon se Allahu është ngjitur për arshi dhe se ai e mban atë.
3 – Disa nga kolegët e tij thonë se Krijuesi e ka mbushur arshin dhe e prekë atë.
4 – Disa që i atribuohen dijes së hadithit thotë se arshi nuk është mbushur me Të dhe se Allahu do ta ulë profetin e Tij (salAllahu alejhi ue selem) pranë Tij në të.
5 – Ehl-us-Sunneh uel-Hadith thonë se Allahu nuk është trup dhe se Ai nuk i përngjan askujt. Ata thonë se Ai është mbi arsh. Allahu (Azze ue Xhel) ka thënë:
الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى
”I Gjithëmëshirshmi u ngrit mbi arsh.” 1
Ne nuk themi tjetër gjë që Allahu nuk e ka thënë. Ne themi se Ai u ngrit, pa e imagjinuar dhe se Ai është dritë, të cilën Ai (Te ala) ka thënë:
اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ
”Allahu është drita e qiejve dhe e tokës.” 2
Ai ka fytyrë:
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
”Çdo gjë që është në të (në tokë) do të zhduket. E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd (Zoti Yt), që është e madhëruar dhe e nderuar!” 3
Ai i ka dy duar:
مَا مَنَعَكَ أَن تَسْجُدَ لِمَا خَلَقْتُ بِيَدَيَّ
“(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që t’i mos i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me dy duart e Mia?” 4
Ai i ka dy sy:
تَجْرِي بِأَعْيُنِنَا
”Që lundronte nën sytë Tanë.” 5
Ai dhe engjëjt e Tij do të vijnë në Ditën e Gjykimit:
وَجَاء رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا
”Dhe vjen Zoti yt me engjëjt radhë radhë …” 6
Ai zbret në qiellin më të ulët, siç thuhet në hadith.
Ata thonë vetëm atë që mund ta lexojnë në Kuran apo nga transmetimet e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem).
6 – Mutezilitë thonë se ngritja e Allahut mbi arsh do të thotë pushtim (استولى).
7 – Disa thonë se ngritja do të thotë është ulur dhe mbështetur.
1 20:5.
2 24:35.
3 55:26-27.
4 38:75.
5 54:14.
6 89:22.