Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husejn el-Axhurri (v. 360)
Burimi: esh-Shari’ah, fq. 57-62
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
17. Umer bin el-Khatabi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Disa njerëz polemizojnë me ju me ndihmën e ajeteve Kuranore më pak të qarta. Mbroni veten kundër tyre me Sunnet, se vërtet pasuesit e Sunnetit janë më të ditur rreth Librit të Allahut (azze ue xhel).”
18. Në qoftë se një person dëgjohet se përmend Sunnetin e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe thotë: “Unë pranojë vetëm atë që është në Librin e Allahut,” atëherë dijetarët dhe të mençurit duhet t’i thonë atij:
“Ti je njeri i keq. Ti je nga ata, ndaj të cilëve profeti ﷺ dhe dijetarët kanë paralajmëruar. O ti njeri injorant! Allahu (azze ue xhel) ka zbritur farzet në formë të përgjithshme. Pastaj Ai e urdhëroi profetin e Tij ﷺ që t’ua shpjegojë njerëzve çka i është shpallur atij. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
”Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre.” 1
Allahu ( azze ue xhel) e vendosi profetin e Tij ﷺ në pozitë si shpjegues. Ai urdhëroi të gjithë njerëzit t’i binden atij. Ai i ndaloi ata nga mosbindja ndaj Tij dhe i urdhëroi që të ndalohen nga ndalesat e tij ﷺ:
”Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, mos iu afroni.” 2
Prandaj Allahu i paralajmëroi ata që e kundërshtojnë urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
“Le të ruhen ata që kundërshtojnë rrugën e të dërguarit se ata do t’i zë ndonjë fitne (sprovë), ose do t’i godasë dënimi i dhembshëm.” 3
Thuaj këtij njeriu injorant që e kundërshton Sunnetin e të dërguarit ﷺ:
O ti njeri injorant! Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
“Faleni namazin dhe jepni zekatin.” 4
Ku në Librin e Allahut (azze ue xhel) e gjen se sabahu është dy rekate, dreka katër, ikindia katër, akshamit tre dhe jacia katër? Ku në Librin e Allahut i gjen rregullat e namazit, kohët dhe çfarë e anulon atë? Këto ti i gjen vetëm në Sunnetin e të dërguarit ﷺ. E njëjta gjë vlen edhe për zekatin. Ku në Librin e Allahut e gjen se duhet paguar pesë dirhem për dyqind, një gjysmë dinar për njëzet, një dele për katër dele dhe të gjitha rregullat e tjera të zekatit? E njëjta gjë vlen për të gjitha obligimet e tjera që Allahu (azze ue xhel) i ka vendosur në Librin e Tij. Rregullat e këtyre veprimeve i gjen vetëm në Sunnetin e të dërguarit ﷺ.
Kjo është fjala e dijetarëve. Kushdo që thotë diçka tjetër përveç kësaj, del nga Islami dhe hyn në fenë e kufarëve. Ne kërkojmë mbrotje tek Allahu që të mos devijojmë pasi që ishim të udhëzuar.
19. Profeti ﷺ ka thënë:
“Në të vërtetë më është dhënë Libri dhe shpallje e njëjtë me të. Në të vërtetë më është dhënë Kurani dhe e njëjtë me të. Sapo nuk ka ardhë koha që të shfaqet një person i ngopur dhe i shtrirë në kolltukun e tij dhe thotë: “Përmbajuni këtij Kurani. Atë që ai e konsideron të jetë e ligjshme edhe ju konsideroni të jete e ligjshme, dhe atë që ai e konsideron të jetë e ndaluar, duhet edhe ju ta konsideroni të ndaluar.” 5
20. Imran bin Husejn (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Ti je një njeri ahmak (idiot)! A e gjeni në Librin e Allahut se dreka është katër rekate dhe se nuk duhet të lexosh me zë të lartë në të?”
21. Abdurr-Rrahman bin Jezid e pa një njeri në ihram i cili kishte veshur rroba normale. Si pasojë, ai i tha atij (se kjo nuk lejohet), por ai i tha: “Ma jep një ajet nga Libri i Allahut (azze ue xhel) që thotë se duhen zhveshur rrobat.” Atëherë ai ia lexoi:
”Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, mos iu afroni.” 6
22. Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Allahu (te ala) ka mallkuar gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh dhe gratë që ndajnë dhëmbët [7] për hir të bukurisë dhe gratë që ndryshojnë krijesat e Allahut (azze ue xhel).” Një grua nga Benu Esad me pseudonimin Um Jakub e mësoi këtë dhe ajo ishte një grua e cila e kishte zakon të lexonte Kuranin. Ajo shkoi tek ai dhe i tha: “Çka është ajo që unë dëgjoj të thuhet që ti e ke thënë; se gratë që bëjnë tatuazh (të tjerave) dhe ato që kërkojnë t’u bëhet tatuazh dhe gratë që ndajnë dhëmbët për hir të bukurisë dhe gratë që ndryshojnë krijesat e Allahut (azze ue xhel) janë të mallkuara? “‘ Abdullahi tha: “A të mos i mallkoj ato që i dërguari i Allahut ﷺ i ka mallkuar? Kjo gjendet në Librin e Allahut (azze ue xhel).” Ajo tha: “E kam lexuar tërë Kuranin pa e gjetur këtë.” Abdullahi (radijAllahu anhu i tha): “E kishe gjetur atë sikurse ta kishe lexuar atë. Pastaj ai lexoi:
”Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, mos iu afroni.” 8
23. Ata bin Rabah tha në lidhje me ajetin:
“Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje kthehuni te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari i Tij.” 9
“Që t’i lihet gjykimi Allahut do të thotë që t’i referohesh Librit të Tij (azze ue xhel) dhe t’i lihet vendimi të dërguarit ﷺ do të thotë t’i referohesh Sunnetit të dërguarit ﷺ.”
24. Umer bin Abdil-Aziz (radijAllahu anhu) shkroi në një nga letrat e tij:
“Askush nuk ka të drejtë të mendojë diçka tjetër karshi Sunnetit të dërguarit të Allahut ﷺ.”
25. Makhul ka thënë:
“Ka dy lloje të Sunnetit. Një Sunneti që është i detyrueshëm për të vepruar në bazë të tij dhe është kufër që të braktiset. Një tjetër Sunnet që do të thotë plotësim dhe nuk ka dëm nëse braktiset.
1 En-Nahl 16:44
2 El-Hashr 59:7
3 En-Nur 24:63
4 El-Bekare 2:43
5 Ebu Daudi (4604), Tirmidhi (2664), Ibn Maxheh (12) dhe të tjerë. Autentik sipas Ibn Hibanit (12), el-Hakim (1/109) dhe Dhehebi.
6 El-Hashr 59:7
7 Hafidh Ibn Haxheri (rahimehullah) ka thënë:
“Kjo do të thotë të ndahen dy dhëmbë të ngjitur duke përdorur limë apo diçka tjetër.” (Fet’h-ul-Bari (10/447))
8 El-Hashr 59:7
9 An-Nisa 4:59