Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Xhamitë sipas Sejit Kutubit

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 54-56

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shikoni pastaj përsëri terrorizmin ideologjik që tërheq njerëzit nga shtëpitë e Allahut në vendet Islamike. Sejid Kutub i quajti ato “tempujt e kësaj kohës së injorancës” dhe e konsiderojë të jetë obligim falja e namazit në shtëpi. Ndërsa dispozita Islame e thotë të kundërtën.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të Allahut është vetëm e atij që i ka besuar Allahut dhe ditës së fundit e që e falë namazin, e jep zeqatin dhe nuk i frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).” 1

فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْمًا تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ لِيَجْزِيَهُمُ اللَّهُ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَيَزِيدَهُم مِّن فَضْلِهِ وَاللَّهُ يَرْزُقُ مَن يَشَاء بِغَيْرِ حِسَابٍ

“(E ndezur është kjo dritë) në ndërtesat që Allahu ka urdhëruar të ngrihen (të pastrohen e të nderohen); në to rmri i Tij ngrihet me madhështi në mëngjes, pasdite dhe në mbrëmje. (E lartësojnë Atë me madhërim) burra të cilëve as tregtia dhe as shitblerja nuk ua largon vëmendjen nga të përkujtuarit Allahun, as nga falja e rregullt e përcaktuar ditore sipas kohëve, e as nga dhënia e zekatit. Ata e kanë frikë një ditë kur zemrat dhe sytë do të rrotullohen e do të përmbysen (nga tmerri i ndëshkimit të ditës së llogarisë). Që Allahu të mund t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre më të mira dhe për t’ua shtuar akoma të mirat nga mirësia e Tij. Dhe Allahu i dhuron pa masë të mira atij që do Ai.” 2

Allahu i quan shtëpitë e Tij dhe faltoret e muslimane “xhami” dhe “shtëpi”. Shtëpi më të nderuar nuk ka për shkak të nderit të madh dhe mirësisë gjithëpërfshirëse që ato mbajnë. Prandaj Allahu i lavdëroi njerëzit që qëndrojnë në to si fizikisht dhe shpirtërisht dhe besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit, e falin namazin dhe gjithë atë që namazi përmban dhe e japin zekatin. Përveç kësaj, Ai i përshkroi ata si të devotshëm e cila rezulton në udhëzimin e Tij (azze ue xhel). Kjo është ajo që ajetet në suren “et-Teube” dëshmojnë.

Si i përket ajeteve në surën “en-Nur”, ato madhërojnë shtëpitë e Allahut dhe sqarojnë pozitën e tyre të shkëlqyer dhe tregojnë se ato janë për namaz dhe lutje të ligjësuara. Në këto ajete Allahu tregon se zemrat e vizitorëve të tyre janë të lidhura për to dhe se ata nuk i japin prioritet asgjëje tjetër në kohë të namazit. Ata braktisin pasuritë, fëmijët dhe kënaqësitë për të shkuar tek to. Ata e bëjnë këtë nga frika e dënimit të Allahut që e godet atë që lë pas dore detyrat dhe obligimet. Allahu ka bërë pra ditën e gjykimit të jetë shpërblimi i veprimeve:

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ

“E kush punoi ndonjë të mirë që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.” 3

Kjo është pozita e xhamive në Kuran, kundrejt ideologjisë së Sejid Kutubit që i quan ato “tempuj i kohës së injorancës”. Sugjerimi i Sejid Kutubit për të bërë shtëpitë e grupeve të besimtarëve (d.m.th mbështetësit e tij) si xhami shkon kundër Kuranit dhe sunnetit.

Ai (te ala) ka thënë:

وَأَقِيمُواْ الصَّلاَةَ وَآتُواْ الزَّكَاةَ وَارْكَعُواْ مَعَ الرَّاكِعِينَ

“Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe bini në rukuë me ata që bien në ruku.” 4

Këtë duhet banorët ta bëjnë në xhami madje edhe në udhëtim nëse është e mundur.

Kur është fjala për hadithet, aty ka argumente të shumta se është e detyrueshme për të falur namazin me xhemat në xhami. Për shembull, transmetoi Muslimi dhe Ebu Daudi nëpërmjet Ibn Um Mektumit (radijAllahu anhu) i cili ka thënë:

“I thashë: “O i dërguari i Allahut! Unë jam i verbër, jetojë larg dhe e kam një udhëheqës të që nuk më përshtatet si duhet. A më lejon që të falem në shtëpi? “Ai tha: “A e dëgjon ezanin?” Unë iu përgjigja: “Po.” Ai tha: “Atëherë unë nuk mund të gjej lehtësim për këtë.” 5

Hadithi dëshmon qartë se është e detyrueshme për ta falur namazin me xhemat në xhami. Përndryshe profeti ﷺ e kishte lejuar këtë burrë të verbër që të falet në shtëpi edhe pse ai përmendi disa justifikime. Me këtë bie të menduarit e Sejid Kutbit, ndërsa dispozita e Allahut qëndron. Pra nuk lejohet kundërshtimi i librit të Allahut nga mendjet dhe mendimet e pista të njerëzve.

Si përmbledhje, Sejid Kutubi ishte ekstrem shumë, kur ai bëri tekfir mbi të gjitha shtetet dhe shoqëritë muslimane që ekzistonin në kohën e tij. Shkrimet e tij nuk tregojnë ndonjë argument se ai veçoi ndonjë shtet. Këto mendime ai përsëriti disa herë në librat e tij.


1 9:18.

2 24:36-38.

3 99:7-8.

4 2:43.

5 Muslimi (653) dhe Ebu Daudi (552) dhe formulimi është i tij.

Shpërndaje: