“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Zbritja e Allahut sipas – et-Taberi

Ebu Xhafer Muhammed bin Xherir at-Taberi 

Burimi: Xhemi-ul-Bejan (19/11)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (azza ue xhel) ka thënë:

“Dhe (kujto) ditën kur qielli do të çahet pjesë-pjesë me re dhe engjëjt zbresin në mënyrë madhështore. Atë ditë sundimi i vërtetë është i të Gjithëmëshirshmit, e ajo ditë për jobesimtarët do të jetë shumë e vështirë.” (25:25-26)

Abdullah bin Amr (radija Allahu anhu) ka thënë:

”Atëherë Allahu zbret poshtë. Dhe do të ketë shtatëdhjetë mijë perde mes Tij dhe krijesave të Tij. ”

Ebu Bekr bin Abdil-lah ka thënë: ”Kur banorët (e Xhennetit) shikojnë drejt Fronit, Ai u zbret poshtë tek ata nga lartë.”

Shpërndaje: