Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zoti i Muatilive është i shurdhër dhe i verbër

Imam Uthman bin Sa´id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 128-129

 www.perlatmuslimane.com

El-Marisi pohon se ajetet:

إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ

”Vërtetë që Allahu është Gjithëdëgjues, Gjithëvëzhgues.” 1

dhe:

إِنَّ اللَّهَ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ

”Vërtetë që Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve (të Tij).” 2

do të thotë se Ai dëgjon zërat dhe ka njohuri të ngjyrave, por pa pasur cilësinë e dëgjimit apo shikimit. Ai beson se ajeti:

إِنَّ اللَّهَ بَصِيرٌ بِالْعِبَادِ

”Vërtetë që Allahu është Gjithëvëzhgues i robërve (të Tij).”

do të thotë se Allahu është i dijshëm për ta dhe se Ai nuk i sheh ata me shikim apo me sy. Ai beson se thuhet se i verbëri sheh dhe ka për qëllim se ai di, jo se ai me të vërtetë sheh me sy.

I devijuari el-Marisi le ta dijë se gomari dhe qeni është më i mirë se zoti, që përshkruhet në këtë mënyrë. Sepse gomari dëgjon zërat me dëgjimin e tij dhe i sheh ngjyrat me sy, ndërsa zoti juaj është, sipas vetë teje, i verbër dhe i shurdhër; ai nuk dëgjon me dëgjim dhe nuk sheh me shikim. Në vend të kësaj Ai percepton zërat sikurse i perceptojnë zërat muret dhe malet shurdhaman, dhe shohin ngjyrat me anë të dëshmisë dhe jo me shikim. Kështu është sipas mendimit tuaj.

Pohimi yt, el-Marisi, godet dy miza me një goditje; injorancën dhe mosbesimin. Lidhur me mosbesimin, dihet se është mosbesim për të krahasuar Allahun me të verbrin i cili nuk sheh. Lidhur me injorancën, njerëzit e dinë se është gabim nga aspekti gjuhësorë arab që të thuhet se dikush dëgjon dhe sheh pa sy, pa dëgjimin dhe shikim. I verbëri ka sy edhe pse ai është i verbër.

Nëse ti reagon, unë kërkoj nga ti që të përmendësh gjëra të tilla të cilat nuk kanë dëgjim dhe sy. A është e mundur të thuhet se ata edhe dëgjojnë edhe shohin? Ne themi se Allahu dëgjon dhe sheh. Ti mohon dëgjimin dhe shikimin e Allahut, që me të vërtetë janë dëgjim dhe shikim, dhe ti mohon syrin e Allahut. Në qoftë se kjo është e pamundur të thuhet në lidhje me këto krijesa që nuk kanë dëgjim dhe shikim, duhet ta dish se është edhe më e pamundur për të thënë atë që thua për Allahun, Dëgjuesin, Shikuesin!


1 31:28

2 40:44

Shpërndaje: