Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zoti juaj nuk është me një sy

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 144-145

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhume) ka thënë:

“I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) u ngrit dhe e bëri hamd Allahun. Pastaj ai e përmendi Dexhallin dhe tha: “Unë po iu them një gjë juve që, asnjë profet nuk ia ka thënë popullit të tij: Ju duhet ta dini se ai (Dexhalli) është me një sy, dhe Allahu nuk është me një sy.” 1

Në shpjegimin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) “Allahu nuk është me një sy” është argument se Allahu sheh me dy sytë e Tij, diçka që ai me një sy nuk e bën.

Ibn Abasi (radijAllahu anhuma) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë për Dexhallin:

“Ai është me një sy dhe me flokë kaçurrel, por Zoti juaj nuk është me një sy.” 2


1 Bukhari (3337) dhe Muslimi (2931).

2 Tabarani (11711) dhe Ahmedi (2853).

Shpërndaje: