Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

13.Vetëm ajo që Allahu dëshiron ndodh

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 36-37

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

8 – Vetëm ajo që Ai dëshiron ndodh.

Shpjegimi

Kjo pohon kaderin (përcaktimin) dhe dëshirën e Allahut. Asgjë në sundimin dhe krijimin e Tij nuk ndodh pa dëshirën e Tij (subhanehu ue te ala) që ajo të ndodh me dëshirën e Tij kosmologjike:

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ

“Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm t’i thotë: “Bëhu!” Ai menjëherë bëhet.”1

E gjithë e mira dhe e keqja ndodhin me dëshirën universale të Allahut. Asgjë nuk i ikën asaj. Këtë e refuzojnë Kaderitë, të cilët e refuzojnë kaderin. Ata pohojnë se vetë robi i krijon veprat e tij. Kështu, ata e akuzojnë Allahun për paaftësi sepse kjo do të thotë që gjërat ndodhin pa dëshirën e Tij (subhaneh). Kjo është përshkrim i Allahut me mangësi. Në fakt, të gjitha të mirat dhe të këqijat që ndodhin në univers, ndodhin me dëshirën e Allahut. Ai krijon mirësinë nga urtësia dhe Ai krijon të keqen nga urtësia. Nga aspekti i krijimit, e keqja nuk është e keqe, sepse ajo është krijuar për një urtësi shumë madhështorë. Urtësia është sprovë dhe test që e filtron të mirin nga i keqi. Pastaj të gjithë shpërblehen për veprat e tyre të mira dhe të këqija. Allahu (subhanehu ue te ala) vërtetë krijon gjithçka me urtësi. Ai nuk krijon asgjë të pakuptimtë.


1 Ja-Sin 36:82

Shpërndaje: