Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 39-40
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 14: Është e njohur përgjithësisht se thirrja në fenë e Allahut kërkon dije rreth sheriatit. A është për qëllim me këtë mësimi përmendësh i Kuranit dhe sunnetit? A mjafton dija që arrihet në shkolla dhe në universitete (në Arabinë Saudite) për të thirrur në fenë e Allahut?
Përgjigje: Qëllimi i dijes është memorizimi i teksteve dhe të kuptoshë kuptimet e tyre. Nuk mjafton vetëm të mësosh përmendësh tekstet. Nuk mjafton vetëm të mësosh përmendësh tekstet në Kuran dhe sunnet. Përveç kësaj duhet që ato të kuptohen drejtë. Të mësuarit përendësh pa të kuptuar nuk i jep të drejtën askujt për të thirrur në fenë e Allahut (azze ue xhel).
Sa i përket programit mësimor në shkolla, ajo është e mjaftueshme në qoftë se bëhet fjalë për të mësuar përmendësh dhe të kuptohen tekstet. Por në qoftë se bëhet fjalë vetëm për memorizimin e teksteve pa i kuptuar ato, aëherë ata nuk janë kompetent për të thirrur në fe. Megjithatë, është e mundur që t’i mësojnë studentët të mësojnë përmendësh tekstet para se ata t’ua shpjegojnë kuptimet atyre ose pa ia treguar ato.