Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Kefsh-ish-Shubahat
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Megjithatë, ata vendosën disa krijesa si ndërmjetës midis tyre dhe Allahut. Ata thanë:
“Ne shpresojmë që ata mund të na afrojnë më afër Allahut. Ne shpresojmë që ata të mund të ndërmjetësojnë për ne tek Ai. “
Shembuj të tyre janë engjëjt, Isai, Merjemja dhe njerëz të tjerë të mirë.
Shpjegimi
Ata adhuronin këta idhuj vetëm në mënyrë që t’i afrojnë më afër Allahut. Ata e pranuan vetë se këto hyjni janë nën Allahun, se ata as nuk mund t’u sjellin dobi, as dëm atyre, dhe se ata vetëm ndërmjetësojnë për ta tek Allahu (azze ue xhel). Megjithatë, ky është një ndërmjetësim i kotë që nuk i sjell dobi kërkuesit të tij.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
”E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve.” 74:48
Allahu (te ala) nuk kënaqet me idhujtarinë e këtyre idhujtarëve. Është e pamundur që Ai të lejoj ndërmjetësim për ta. Ndërmjetësimi lejohet vetëm për ata me të cilët Allahu (azze ue xhel) është i kënaqur. Allahu nuk kënaqet që robërit e Tij të mos besojnë, e as nuk e do Ai shkatërrimin. Prandaj nderimi i hyjnive që ata adhurojnë është i kotë dhe i padobishëm. Ata thonë:
“Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” 10:18
E vetmja gjë që ky veprim sjell, është se ata largohen edhe më larg nga Allahu. Kjo është për shkak të injorancës dhe marrëzisë duke u përpjekur për t’iu afruar Allahut me anë të këtyre mjeteve të rreme të tyre, të cilat në fakt vetëm se i largojnë edhe më larg prej Tij.